Ndryshimet ligjore/Provim pranimi/shtetëror për juristët dhe noterët

Postuar në 02 Tetor, 2017 10:41

Parlamenti i Shqipërisë është duke shqyrtuar disa ndryshime që prekin profesionet e noterit dhe juristit, ndërkohë që në procedurë është edhe projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”.

Siç mund të lexohet në drafte e iniciuara nga një grup deputetësh, ndryshimet janë me rëndësi. Kështu në projektlgjet për profesionin e juristit dhe të noterit, mendohet që të hyjë në fuqi si hallkë përcaktuese për ecurinë e mëtejshme në karrierë Provimi I Shtetit – për rastin e juristit – dhe Provimi i Pranimit për rastin e noterit.

Në të dyja rastet kandidatë të mundshëm do të jenë ata shtetas që kanë përfundur një cikël studimesh prej jo më pak se 5 vjetësh me 300 kredite, çka përjashton nga e drejta për të ushtruar profesionet që kërkon detyrimisht formimin e juristit, shtetasit e tjerë.

Në projektligjin për Provimin e Shtetit për juristin, thuhet:

“Kalimi me sukses i provimit të shtetit është kusht për pranimin në profesionet ligjore të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit në Avokaturën e Shtetit, përmbaruesve publikë dhe privatë në Republikën e Shqipërisë, si dhe për pranimin në karrierën profesionale në administratën publike në nivel qendror dhe vendor”.

Për të adminsitruar provimin ngrihet një Këshill i Provimit të Shtetit, ndërkohë që për profesionin e noterit, ky Provim fillestar do të kërkojë një të dytë. Në projekligj thuhet qartë se kushdo që përmbush kritteret formale për të qenë noter, pasi të ketë punuar 2 vjet si asistent noter, ka të drejtën e aplikimit për Provimin e Kualifikimit, që administrohet dhe drejtohet nga Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve.

https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/09/Projektligji-per-Not...

Siç mund të shihet, mazhoranca po kufizon në një dorë shqyrtimin e opsioneve të një kandidati për të punuar në profesione që synohen shumë. Pavarësisht se ku përfundon studimet, me çfarë notash, kandidatët do të duhet të japin sërish një provim, pas pesë viteve studim. Qëllimi i provimit është gati paradoksal teksa me një paragrat zhbën të gjithë vlerën e shkollimit.

Qëllimi i provimit të shtetit është garantimi i një standardi minimal i njohurive dhe kuptimit të ligjit, si dhe sistemit ligjor dhe institucional të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet organizimit të një provimi në mënyrë të centralizuar, të unifikuar, transparente, objektive dhe të paanshme, nën mbikëqyrjen e Këshillit të Provimit të Shtetit në përputhje me dispozitat e këtij ligji”, thuhet në projektkligjin për Provimin e Shtetit për juristët.  

https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/09/Projektligji-p--r-pr...

Përkufizime të rëndësishme bëhen edhe në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore. Kështu në përcaktimin se çfarë është “funksion i policisë gjyqësore”, kemi këtë paragraf:

““Funksion i policisë gjyqësore” është cilësia që u jepet me ligj punonjësve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe organeve të administratës publike dhe që i lejon të kryejnë hetime në funksion të ushtrimit të ndjekjes penale. Në raste të ngutshme, një person mund të ushtrojë funksione të policisë gjyqësore edhe pa qenë domosdoshmërisht pjesë e shërbimeve ose seksioneve të policisë gjyqësore”, ndërkohë që hetuesi është nomenklaturë e Byrosë Kombëtare të Hetitmit. Të drejtën për të qenë oficer i Policisë Gjyqësore e ka çdo officer i Policisë së Shtetit, të cilëve u jepet e drejta për të marrë pjesë në konkurs. Policia Gjyqësore është nën varësi të prokurorit.

 

Comments

Submitted by L (not verified) on

Ligji per profesionin e juristit eshte nje ligj diskriminues, perjashtues dhe i "pandjeshem"! Ligji perjashton automatikisht te gjithe studentet e diplomuar te cilen kane mbaruar ciklin e dyte te studimeve ne Master Profesional. Ligji thote se per te pasur mundesine per punuar ne profesionet e gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit në Avokaturën e Shtetit, përmbaruesve publikë dhe privatë dhe punesiki ne administraten qendrore apo vendore duhet dhene provimi i shtetit, pra pothuajse gjithe gamen e mundesise se ushtrimit te profesionit (pasi nuk mund te pretendosh qe ne sektorin privat, i cili ka dhe me pak mundesi punesimi cuditerisht, do marin jurist te rinje dhe pa pervoje). Ndersa per tu pranuar ne kete provim duhet te kesh te pakten 300 kredite dhe te kesh kryer te pakten 5 vite studimi. Masterat Profesional - si ne universitet publike dhe ato private - kane 60 ose 90 kredite, shto dhe 180 kreditet e Bachelorit, 240 ose 270 kredite, dhe jane 1 ose 1.5 vite akademike, shto dhe 3 te Bachelorit, 4 ose 4.5 vite akademike. Pra ligji "djeg" automatikisht te gjithe keta studente qe kane mbaruar ne publik apo privat, a priori pa i dhene fare asnje shanc, sepse sic e thashte nuk mund te pretendosh te punesimi ne shoqeri private, ku cuditerisht ne Shqiperi mundesia eshte dhe me e vogel dhe ku nuk ka shance te pranohet nje jurist i ri i sapodiplomuar pasi kerkojne jurist me pervoj dhe me te madhe se ata ne institucione publike. Nuk eshte thjesht ceshtje punesimi, por ligji te nuk te jep mundesine te aplikosh pothuajse ne asnje lloj pune, ligji madje perjashton edhe profesionin e avokatit i cili eshte nje profesion i lire. Ligji shkel parimin e sigurise juridike, pasi te thote mbas kaq vitesh zgjedhja jote eshte zero, dmthn masterat profesional skane asnje lloj vlere, thjesht jane nje donacion per universitetin, dhe te sugjeron te besh nje master shkencor ose profesional te cilat ja kane rritur kreditet ne 120. Madje eshte tragji-komik pasi nese ke mbaruar te Universiteti Kristal Masterin Shkencor pa shkuar asnje dite ne shkolle ke te drejte te hysh ne provimin e shtetit pasi diploma e ketyre universiteteve ka ende fuqi juridike edhe pse institucioni "universitar" eshte mbyllur, nderkohe nese ke mbaruar ne nje universitet publik dhe ke bere zgjedhjen fatale per master profesional ti sje jursit dhe smerr dot pjese ne provimin e shtetit. Gjithmone nese nuk paguan edhe njehre tarifen ne nje universitet publik apo privat dhe harxhon dhe 2 vjet kohe, vetem se nuk ke sepse ke 90 kredite dhe jo 120 dhe nga 5 vjet ke bere 4.5. Ligji nuk duhet madje te kerkonte fare qe te kishe mbaruar masterin, e jo masterin shkencor, por vetem bachelorin. Qellimi provimit eshte garantimi i njohurive minimale, sic thuhet ne projekt-ligj dhe ne relacionin shoqerues, dhe keto merren qe ne ciklin e pare te studimeve, dhe jot shtyj studentet te mbajme universitetet me fonde duke i detyruar te bejne edhe nehere nje master. Ky ligj do te jete nje turp i madh. Gjermania e ka provimi e shtetit mbasi mbasi diplomohesh. Sigurisht aty diploma merret pas 4 vitesh studimi, po edhe ketu mund ta perkufizonin pas mbarimit te cfaredo lloj masteri dhe jot mbas 5 vitesh dhe me kredite te percaktuar. Ky l8gj eshte je turp, ato qe do ta marrin persiper kete ligj tregojne se nuk kane asnje llon ndjeshmerie njerezore. Ketu behet fjale per nje shoqeri te varfer, 8ndivideve te cilet jetojne ne te nuk i jepet asnje lloj mundesi, jo me tu sigurohen te drejtat. Keta thjesht i shtoje vuajtjet indivudeve qe mundohen te ndjekin nje rruge te caktuar. Shoresoj qe ligji te kundershtohet, sidomos nga pedagog te fakultetit te drejtesise te cilet jane edhe anetare te parlamentit apo te afett me vendimarrjen, pasi ata jane ne kontakt me studentet dhe duhet ta kene ndjeshmerine, nese nuk e kane ky eshte nje turp i madh.

Submitted by L (not verified) on

Kur them anetare te parlamentit, se pari dhe mbi te gjitha, e kam fjalen per ata te mazhorances!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.