Presidenti grek, mesazhe Shqipërisë dhe Maqedonisë

Postuar në 08 Shtator, 2017 10:57

Në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit francez  Emmanuel Macron, e para jashtë Francës që prej fitores së tij në zgjedhje, homologu I tij grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar mesazhe të rrepta ndaj Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Midis të tjerash, në fjalimin e tij presidenti grek ka thënë se Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane,njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës.

"Është e qartë për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që këmbëngul për përdorimin e një emri i cili, përtej falsifikimit provokues të historisë, nxit irredentizmin, dhe dëmton perspektivën e saj evropiane. E drejta europiane nuk pranon në asnjë mënyre që vende kandidate për anëtarësim  të kundërshtojnë status-kuon e kufijve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian. Mesazhi i Greqisë është i ngjashëm edhe për Shqipërinë fqinje: Kur ndërmarrin  akte që janë në kontrast të qartë me të drejtën europiane si, për shembull, shkelja e fundit brutale e të Drejtave Themelore të Njeriut, dhe në veçanti e pronës, minojnë perspektivën e tyre evropiane"

Deklarata e Pavlopoulos u bërë gjatë pjesës së fjalimit ku ai iu referua çështjeve kombëtare dhe marrëdhënive me fqinjët, si dhe çështjes qipriote dhe problemeve me Turqinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.