Qeveria nis luftën me makinat luksoze

Postuar në 30 Gusht, 2017 11:30

Një fushatë verifikimi të burimeve financiare për personat që posedojnë makina luksoze, biznese apo pasuri të paluajtshme do të jetë operacioni i parë i qeverisë së re, në kuadër të forcimit të ligjit dhe luftës kundër aseteve kriminale. Nisma është shpallur nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Task Forcës që bëri një rezyme të luftës antikanabis.

“Makinat luksoze që sfidojnë ligjin, sigurinë publike, pasuritë e paluajtshme që zotërojnë ata, llogari bankare të pajustifikuara, biznese pa rritje financiare, duket ti nënshtrohen një procesi rigoroz verifikimi ligjor. Cdo gjë duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese”.

Sipas tij “nëse nuk jusitifikojnë burimin e krijimit, të gjitha duhet të sekuestrohen dhe zotëruesit e tyre duhet të dalin para ligjit. Nuk eshte askush me i forte se Policia e Shtetit. Forca me e madhe vjen vetem nga tradhetia brenda Policise se Shtetit. Te fortet e kane forcen ne komisariat. Nuk e kane forcen ne ndonje fuqi te paperballueshme. Force e kane te Komisariati i Policise. Ata dihet se kush jane dhe mbi te gjitha nuk jane as te fshehur”.

Kjo është hera e parë që qeveria ndërmerr një operacion të tillë verifikimi të aseteve që dyshohet se vijnë nga burime të paligjshme. Katër vite më parë më parë me të njëjtin argument u ndërmorr edhe operacioni "Fundi i Marrëzisë" për disiplinimin e lojra e të Fatit, por gjithçka përfundoi pa një bilanc dhe rezultoi luftë me mullinjtë e erës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.