Pas katër vjetësh si drejtor: Punonjësit e ALUIZNI-t do t’i nënshtrohen konkursit

Postuar në 22 Gusht, 2017 12:12

Artan Lame, drejtori ik e hajde i ALUIZNI-t ka dalë sot në një konferencë për shtyp se punonjësit e agjencisë do t’i nënshtrohen konkursit.

Ky është një proces i nevojshëm pas katër vjetësh pune të qindra djemve dhe vajzave që trokitën në mbi 306 mijë familje shqiptarë që unë i falenderoj. Por sikurse kemi parë edhe nga takimet e hapura ka pasur edhe problematika. Ndaj, shumë shpejt, do të hapen procedurat e konkurimit për të gjithë ata të rinj e të reja që duan të konkurojnë dhe përmbushin kushtet profesionale për të qenë pjesë e ALUIZNI-t”, tha ai. Zotëria e ka provuar veten që është i zoti të bëhet qesharak pa patur ndonjë skrupull për kufijtë. Në katër vjet drejtimi u fol për Rilindje, askush nuk pranonte një vërejtje për punën e kësaj agjencie. Madje në fjalën e vet me drejtueist e hipotekave, kryeministri e cilësoi punën e këtyre të fundit të zezë krahasuar me atë të ALUIZNI-t. Ndaj ky konkurs nuk është asgjë më shumë se një mënyrë për të pastruar radhët në përgatitje për t’u bashkuar me hipotekat, siç është raportuar së fundmi nga kreu i qeverisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.