Shqipëria e Bukur/Kryeministri shpërndan një shkrim të shkurtit që përmend edhe Beratin

Postuar në 11 Gusht, 2017 10:05

Tashmë është praktikë pune. Vera duhet shtyrë me ca lajme të mira meqë probleme pati jo pak. Kryeministri i vendit Edi Rama e ka zgjidhur problemin e lajmeve jo të mira: ai sjell për ndjekësit në Facebook lajme për Shqipërinë e bukur. Një mëyrë për të mos lejuar që lajmet negative, që përmbysin përditmërinë tonë të mbeten pa një bojatisje me jone pozitive. Bashkë me ikjen e verës po shterojnë edhe shkrimet e të huajve që u mahnitën me Shqipërinë, ndaj sot Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Facebook një shkrim të gazetës britanike “The Telegraph” të shkurtit 2017. Shkrimi sjell një listë të qyteteve më të bukura në Europë, ku përfshihet edhe Berati. Po ai Berat nga ku dje doli lajmi për çuditë në spitalin e tij. Fundja do shkuar në Berat për të parë bukuritë e përshkruara nga gazeta, por merrni kutinë e ndihmës së shpejtë më vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.