shkrimi

Haxhiut i ngelet në dorë shkopi i Fevziut dhe akuza për dështim ndaj SHBA-ve

Postuar në 26 Qershor, 2020 20:04

Më 13 dhjetor 2019, Baton Haxhiu që thotë se është gazetar, shkruajti një artikull kritik ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Kosnett. Arsyeja e kritikës ishte ato që Haxhiu i quante lëvdata të ambasadorit amerikan për Vetëvendosjen. Sot Haxhiu ka  bërë kritikëmn e dytë ndaj amerikanëve, duke vënë në fokus të kritikës SHBA-të dhe Shtëpinë e Bardhë.

Ingels tregon teatrin për Teatrin: 2016 porosia, 2017 kontrata me Fushën, 2018 prezantimi, 2019 PPP-ja

Postuar në 26 Qershor, 2020 19:44

Arkitekti danez Bjarke Ingels, i përfolur në aferën e Teatrit Kombëtar ka dhënë një përgjigje për akuzat që i janë bërë përmes një opinioni publikuar në gazetën “Politiken” në Danimarkë.

Të përmirësojmë dhe ruajmë rendin ndërkombëtar që të shmanget një luftë e re

Postuar në 24 Qershor, 2020 18:23

Shkrimi i mëposhtëm(sjellë me shkurtime) ka për autor presidentin e Republikës së Rusisë, Vladimir Putin dhe është publikuar pak ditë më parë me rastin e 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin.

Tani e shqetëson amerikanizma e ambasadorit amerikan

Postuar në 13 Dhjetor, 2019 13:26

Baton Haxhiu është shumë i shqetësuar. Atë e shqetëson naiviteti i ambasadorit amerikan në Kosovë Kosnett, që sipas tij në intervistën e fundit për gazetën “Express” ka lëshuar lëvdata të pabazuara për kryeministrin e ri të vendit. Pas tjerrjes verbale të qëndrimeve të ambasadorit, Haxhiu përfundon:

Sugjerimi i profesorit: Ta shkruajmë historinë me frymë kompromisi

Postuar në 09 Tetor, 2019 13:02

Historiani Paskal Milo shkruan sot në një opinion të publikuar nga gazeta “Panorama” për rishkrimin e historisë dhe rolin e Akademisë së Shkencave në të.

Në një prej paragrafëve të vet, z. Milo thotë:

Dossier/Aventura e idesë së unionit serbo-shqiptar*

Postuar në 28 Qershor, 2019 15:10

Korrespondenti i “Rusko Slovo” nga Petërburgu, i cili në shumicën e rasteve është i informuar mirë, më 7 të këtij muaji, i dha gazetës së tij këtë informatë telefonike interesante:

Akuza e parë publike për konçesionin e dokumenteve të identifikimit

Postuar në 27 Shkurt, 2019 22:34

Pasi kaluan pesë vjet përballje me akuza, skandale, dyshime dhe mashtrime të konfirmuara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka menduar të thotë diçka për konçesionet. Këto kanë qenë temë elektorale e Partisë Socialiste, e cila premtoi se do t’i anullonte. Me të ardhur në pushtet, gjuha ndryshoi. Socialistët thanë se kontratat nuk zhbëhen sepse Shqipëria do të shkonte në arbitrazh. Kjo është e vërtetë padyshim.

Midis shkrimit dhe shqiptimit*

Postuar në 25 Nëntor, 2018 12:29

Po ndiqja në TV dy çuna diçka si 10-12 vjeç që po u përgjigjeshin pyetjeve të një gazetareje në Panairin e Librit; kur njëri prej tyre përmendi “Shpellën e piratëve” të Petro Markos, si një libër që i kish pëlqyer shumë, ia shqiptoi titullin /shpella e piratve/, duke e bjerrë ë-në pastheksore; por këtu i ndërhyri shoku i vet, për ta korrigjuar: “Shpella e piratëve”, i tha, madje duke e zgjatur pak ë-në, si t’ia kërkonte metrika e një vargu apo kënga.

Autokrati i preferuar i BE-së

Postuar në 10 Mars, 2018 10:52

Revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuat një shkrim presidentit serb Aleksander Vuçiç përmes të cilit sulmon Bashkimin Europian për atë që e quan “tolerim të një autokrati”. 

Gazetari Aleks Eror, shkruan se Vuçiç ja ka dalë që të fitojë mbështetjen e BE-së pavarësisht veprimeve politike dhe institucionale që sipas tij pak kanë të bëjnë me standardet demokratike. 

"The Economist": Pa rolin e Amerikës, bota shkon në luftë

Postuar në 31 Janar, 2018 11:26

Revista e njohur “The Economist” ia kushtonte edicionin print të datës 25 janar kursit konfliktual ku kanë hyrë fuqitë e mëdha të botës. Revista sjell në vëmendje konfliktet e kufizuara të 25 viteve të fundit dhe ato që ende vazhdojnë, si në Siri, Afganistan, Afrikën Qendrore dhe Irak, për të konkluduar se në botë ka zhvendosje thelbësore gjeopolitike të cilat e sfidojnë rrënjësht rolin e deritanishëm të SHBA.

Pages

Subscribe to RSS - shkrimi