Hipoteza se një ekip hungarez ka zbuluar një Forcë të Pestë Themelore në Natyrë

Postuar në 26 Maj, 2016 03:22

Një eksperiment në Hungari, realizuar nga anëtarë të Akademisë hungareze të shkencave, mund të ketë identifikuar një forcë të pestë fondamentale në natyrë. Kjo forcë, u hipotetizua nga eksperimenti me degradimin e radioaktivitetit dhe u publikua fillimisht në vitin 2015. Ekipe të tjera kërkuesish në botë, e rishqyrtuan propozimin dhe kërkimin e hungarezëve dhe në një rast, i bërë i njohur nga përfaqësues të Universitetit të Kalifornisë në SHBA, e konfirmuan se ai nuk bie ndesh me eksperimente të tjera. Puna vazhdon, por nëse kjo pranohet, mund të hapë një dritare të re për botën e fizikës.

Forca e pestë themelore, krahas gravitetit, elektromagnetizmit dhe forcave bërthamore, të fuqishme dhe të dobëta, është hipotetizuar kohë më parë. Forca e pestë themelore ka ardhur në vështrim si pasojë e faktit se modeli standard i fizikës së grimcave nuk arrin të shpjegojë, me dispozitivin teorik që ka, Lëndën e Errët, materia që përbën 80% të masës së universit. Një propozim është ai i Fotonit të Errët, një materie ekzotike e cila vjen si analogji me fotonet konvencionale që përçojnë forcën elektromagnetike. Edhe ekipi hungarez i drejtuar nga Attila Krasznahorkay po kërkonte pikërisht në këtë drejtim, përmes një eksperimenti që konsiston në goditjen me protone të një materiali të hollë Litium -7. Nga kjo goditje krijohet berilium – 8 që mandej degradon për të dhënë çifte elektronesh dhe pozitronesh. Sipas modelit standard të fizikës, do të duhej që të numri i vëzhgueshëm i këtyre çifteve të binte ndërkohë që këndi që ndan trajektoren e elektroneve dhe pozitroneve rritet.  Por ekipi hungarez raportoi se rreth këndit 140 gradë, numri i emetimeve të tilla u rrit, përpara se të binte sërish për kënde më të mëdhenj.

 Sipas shkencëtarëve hungarezë ky kërcim është evidencë se paqëndrueshmëria e berilium -8 për një fraksion kohe nxori në pah energjinë e vet në formën e një grimce të re, që mandej degradon në një çift elektron – pozitron. Eksperimenti u përsërit disa herë në tre vjet dhe ekipi ka bërë të gjitha përpjekjet që të shmangë burimet e ndonjë gabimi. Kjo është një anomali ekstreme e cila sipas ekipit amerikan të Universitetit të Kalifornisë, nuk është gjithsesi një Foton i Errët. 17-Mev – kështu quhet grimca – sipas amerikanëve mund të jetë një grimcë nënatomike  X –Protofobike, e cila është përgjegjëse për përcjelljen e një force me rreze jashtëzakonisht të shkurtër.

Por propozimi i kërkuesve nga Kalifornia nuk pranohet si përfundimtar. Një fizikan teorik nga Univeristeti i Masaçusets, Xhes Taler, i tha “Nature” se ideja e një grimce dhe force të re nuk është gjëja e parë që i vinte ndërmend nga sa kishte parë, por në çdo rast, sipas tij, rruga po shtrohet për të parë “përtej Universit të dukshëm”. Konfirmimi mund të vijë shumë shpejt nga Laboratori Xheferson, i cili kërkon po ashtu për Fotone të Errët dhe mund të vihet në punë për të provuar statusin e 17=Mev. 

 

http://www.nature.com/news/has-a-hungarian-physics-lab-found-a-fifth-for...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.