Në "garë" vetëm për vulën e kryetarit

Postuar në 16 Korrik, 2017 09:53

Kërkesa e Eduart Selamit, kandidat në garën për kryetar të PD-së, për publikimin e listave të anëtarësisë së saj, është rrëzuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike. 

Theksojmë se, lista e anëtarësisë është e hapur për përdorim të brendshëm në gjithë degët dhe strukturat lokale të Partisë Demokratike. Ato janë të dhëna personale dhe bazuar në ligjin për “Të dhënat personale” dhe ligjin për “Mbrojtjen e të dhënave personale” nuk mund të publikohen. Përveç arsyes ligjore ka dhe një arsye morale. Këto lista nuk mund të vihen në përdorim jashtë Partisë për ta kthyer “anëtarësinë tonë në gjueti shtrigash në vendet e punës në administratë dhe jo vetëm”- thuhet në njoftimin e këtij komisioni.

Është e qartë se Lulzim Basha po i ikën garës duke sajuar gjithfarë yçklash juridike që ofrojnë skanerin falas të anatomisë politike të këtij individi që aksidenti dhe fati e vendosi në një detyrë ku po bën atë që edhe di të bëjë: ta shkatërrojë PD-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.