Improvizim dhe mashtrim me “tepsinë e administratës”

Postuar në 08 Korrik, 2017 11:28

Punësimi në Administratën Publike dhe përmirësimi i saj me profesionistë u kthye në çështje kryesore të fushatës elektorale të PS-së. Administrata publike ishte sipas kryeministrit Edi Rama, viktima e politikës së tepsisë. Kësaj tani i erdhi fundi, pasi timoni është në një dorë të vetme. Komedinë e ka plotësur edhe populli dixhital që në kërkesat e shumta në Facebook e Ramës kishte vetëm një merak: të rregullohet Administrata. 

Kuptohet këtë kor nuk mund të mos e firmoste edhe Niko Peleshi, ish-zv.kryeministër që sot ka deklaruar se në Administratë do të merren ata që e meritojnë. Kjo këngë mund të vazhdojë gjatë, por nëse kjo politikë ka vërtet merakun e këtij populli është mirë që të mos e poshtërojë kaq shumë me gënjeshtra të trasha. 

Nëse kthejmë vëmendjen vetëm një vit më parë, në prill të vitit 2016, ministrja përgjegjëse për Administratën, Milena Harito, deklaronte krejt të kundërtën e kësaj që zyrtarët socialistë thonë sot: 

“Vitin e kaluar ne shpallëm 1006 vende të lira në Shërbimin Civil dhe vetëm 65% prej tyre tyre u arrit të plotësoheshin. 35% e vendeve të shpallura, mbetën sërish vakante. Kjo është një provë se konkurset janë të lira dhe krejtësisht transparente. Nëse do të kishte emërime politike apo të privilegjuara, nuk do të kishte asnjë vend bosh në Shërbimin Civil. Ndaj mos u dekurajoni nga akuzat e pabaza që dëgjoni gjatë debatit të ndezur politik, por provojini vetë forcat dhe dijet tuaja, duke u bërë kështu dëshmitarët më të mirë të ndryshimit të madh që kanë pësuar procedurat e rekrutimit në Shërbimin Civil”. 
http://dap.gov.al/component/content/article?id=102:fushate-informuese-pe...

Duke marrë në konsideratë këtë deklarim zyrtar, të një ministreje që na deklaron se tepsia nuk ka ekzistuar në katër vjet të qeverisjes PS-LSI, mund të pyesim se për çfarë bëhet fjalë kur flitet për administratë sipas meritokracisë? Pasi sipas ministres në fjalë, problemi është jo tepsia e partive, por mungesa e profesionistëve. 
Një mashtrim i këtillë, ndaj një populli që e konsideron zgjuarësi atë, mund të vlente gjatë zgjedhjeve, por më tutje, është thjesht një përrallë që dëshmon se njësoj si katër vite më parë, thjesht nuk ka ndonjë projekt, por improvizime dhe mashtrime. Tjetër emër nuk ka për këtë inkoherencë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.