Topalli në kundërsulm! PD afër një konfrontimi civil

Postuar në 30 Qershor, 2017 16:57

Lulzim Basha është në konsultime intensive me Berishën për hapat e radhës që do të ndjekë përballë reagimeve që kërkojnë largimin e tij dhe e akuzojnë për manipulim të garës.Zërat kundër janë të shumtë dhe nuk kanë hezituar të dalin publikisht pamvarësisht mbrojtjes që Sali Berisha po i bën kryetarit të PD-së. Grupimi që kërkon largimin e Bashës kërkoi përmes Joezifina Topallit që Basha të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një gare të ndershme në Partinë Demokratike,

“Basha po kërkon të mbajë peng partinë. Është katastrofa e  PD-së. Po kërkon ti shmanget dhënies llogari për humbjen katastrofale për zgjedhjet e fundit. Përmes garës së tij të rremë mund të shndërrohet nga humbës në fitimtar”- deklaroi Tiopalli në një konferencë nga selia e PD-së.

Basha duket se është zënë ngushtë pasi ndoshta nuk priste një reagim të tillë pas manovrës që gjeti për të mos dhënë doreheqjen. Kjo duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit, pasi ai është paralajmëruar se nuk do lejohet të marrë peng partinë. Topalli u bëri thirrje demokratëve të mbrojnë partinë dhe kjo nuk përjashton një përplasje që mund të tejkalojë edhe normat statutore.

“Është katastrofa e  PD-së falë strategjisë së gabuar, opozitës së përciptë, fake oposition, dhe taktikave elektorale të ngritura mbi glorifikimin e personalitetit të tij të rremë rrëzoi në gjunjë PD-në dhe i dha ndihmën më të  madhe zotit Rama, bashkëudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere, për fitoren e tij dërrmuese. Rama i kërkoi marrëveshje që të bëhej timonier, Basha e desh aq shumë sa e bëri kondotier. Ringritja e PD-së dhe revanshi politik nis vetëm me largimin e PD-së, demokratët e dinë shumë mirë”-shtoi Topalli. Pas konferencës për mediat, Topalli zhvilloi takim me një grup që kanë kërkuar largimin e Bashës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.