Pas suksesit të kanabizimit, Sajmir Tahiri deklaron se “ne nuk jemi njësoj”

Postuar në 12 Qershor, 2017 11:34

Dy ditë më parë në media u raportua se në vitin 2016 nga Shqipëria drejt Italisë u trafikuan 3475 më shumë drogë sesa në vitin 2015. Lajmi i referohej raportit të Antidrogës italiane, që akuzonte kështu hapur qeverinë shqiptare për masivizim të kultivimit të marijuanës. Përgjegjësia direkte për këtë që ndodh i shkon qeverisë, konkretisht Ministrisë së Brendshme, titullari i dikurshëm i të cilës, Sajmir Tahiri, sot bën fushatë me këtë thirrje:

Nëse ke një votues që deri dje ka votuar PD-në, për tifozllëk, partizanizëm, apo për cilëndo arsye, binde se sot vlen vota aq sa për të zgjidhur hallet tuaja. Dhe nëse më keq akoma, ke një votues që nuk ka votuar, apo refuzon të votojë me idenë që jemi të gjithë njëlloj, në Kombinat ke plot shembuj për të parë sesi nuk jemi të gjithë njëlloj, sesi ndahen ata që punojnë nga ata që nuk punojnë, ndahen ata që rrinë zgjuar me ata që rrinë në gjumë, ndahen ata që e kanë mendjen të njerëzit me ata që e kanë mendjen te vetja, ndahen ata që duan një Shqipëri më të mirë nga ata që nuk e duan një gjë të tillë. Miqtë e mi, shfrytëzojeni këtë rast dhe gjithçka është bërë deri më sot, për të bindur këdo njihni se ajo që kemi bërë deri më sot është vetëm mundësia më e mirë për fuqinë që kemi për të bërë shumë gjëra të tjera që s’i kemi bërë ende

E pabesueshme sesi mali i drogës që çoi në largimin e tij dhe në kriminalizimin e ekonomisë, sot nuk e pnegon aspak që të thotë se “nuk jemi të gjithë njësoj”. E pabesueshme edhe sesi PS-ja vendos të nxjerrë në fushatë një ish-ministër për të cilin minimumi që mund të thuhet është se dështoi në luftën kundër trafikut të drogës. Pa folur këtu për sagën Balili të cilën se zë më njeri në gojë. Tahiri, Spiropali dhe ndonjë ministër tjetër që sot është i deleguar, janë arsyet pse nuk duhet votuar PS-ja, e ca më keq të marrë 71 mandate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.