Comey akuzon Shtëpinë e Bardhë për gënjeshtra

Postuar në 08 Qershor, 2017 20:36

Administrata e presidentit Donald Tramp ka gënjyer për arsyet e shkarkimit të James Comey-t nga drejtimi i FBI-së. Deklarata e fortë vjen nga vetë ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit, Michael Flynn gjatë dëshmisë së tij përpara Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan.

“Administrata amerikane zgjodhi të thotë se shkarkimi im u bë pasi FBI ishte një rrëmujë e madhe dhe se kishte humbur besimin te lideri i saj. Këto ishin gënjeshtra, thjesht dhe qartë gënjeshtra”-tha Flynn.

Comey u përgjigj prerë kur u pyet për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje, duke thënë se nuk ka asnjë dyshim që Moska ka ndërhyrë në mënyra të ndryshme të presidencialet e fundit. Gjithësesi ai sqaroi se Trump nuk ka qenë asnjëherë në hetim, derisa ai ishte në krye të Byrosë Federale. Ish-shefi i FBI-së pohoi sërish faktin që Trump i kakërkuar të ndërpresë hetimin për sekretarin e sigurisë Michael Flynn, dhe tha se u habit nga kjo kërkesë e presidentit.

Deshmia e James Comey mund të trondisë themelet e presidencës së Donald Tramp, pasi nëse vërtetohet se presidenti amerikan ka tentuar të ndërhyjë në hetimin “Russiagate”, atëherë nuk përjshtohet as mundësia që Kongresi të kërkojë shkarkim të tij. Gjithësesi në mbrotje të Trump doli kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, i cili tha se presidenti është i ri në detyrë prandaj po ndjen kaq shumë presion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.