Topalli dhe Imami: Të largohet Lulzim Basha

Postuar në 29 Maj, 2017 11:42

Lulzim Basha është i rremë. Ai duhet shkarkuar. Ky është thelbi i deklaratës së ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli dhe deputetit themelues të PD-së, Arben Imami. Përmes një konference për shtyp ata kërkojnë mbledhjen e forumeve dhe largimin e Bashës që sipas tyre e ka kthyer PD-në në një ndermarrje personale. 

"Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re. E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes. Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale. Çfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja. Qofsha e gabuar", tha Topalli në një deklaratë të mëhershme. Ndërkohë. Imami tha: 

"Në emër të znj. Topalli dhe timen: Pas publikimit të listave të PD ka krijuar shqetësim të madh, reagim qytetarë në simpatizantë, për kandidatët, në gazetarë dhe intelektualë, që e kanë mbështetur këtë parti veçanërisht në 3 muajt e fundit dhe kuptojmë që mesazhi i tyre është se se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD-në. 

-Vendimi për listat është marrë nga vetëm një njeri. Është marrë në shkelje të ligjit. Nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos bëhen konsultime.

- Të mblidhen forumet demokratike dhe të shkarkohet Lulzim Basha

- I bëj thirrje të gjithëve që të ecin këtë drejtim sepse nuk ka kohë. E dimë që në 26 qershor do jetë shumë vonë. Kjo është listë humbëse".

Përditësuar

Comments

Submitted by Lulzimi i...rreme! (not verified) on

Nazarko i Madh, Lali Nazarko, qe arrin maksimumin kur citon Dritero Agollin,
natyrisht rrefen moshe te shtyre, kur thote aq naivisht se o PS o PD duhet te dale nga qarkullimi!

Keto Dy Parti jane Dy Gjysmat dhe do mund te shuhen/dalin nga qarkullimi, vetem pasi te ribashkohen.

Josephina, prej mbiemri e Djathte Historike (sipas emertimit te vone te Fred Serrecit, ish ministrit te jashtem te pare jo te brendshem te Sali Berishes se Pare!)
Sa ishte ne pushtet kuvendor, Jozi vetem kur shante socialistet dukej se e urrente komunizmen, se as me ligje e as me praktika pronesore nuk dallohej nga Sali Berisha.

"C'ti bej Sali Berishes une, pa t'ishte per mu...e dini ju ku do perfundonit...per zhelesh do t'ju flakja...!"!

Tani Jozephina del e shpreh nostalgjine e PD-se se vitit '90!
Po te kete pas qene vertete e Djathte, Josephina do duhej te mburrej qe s'kishte qene pardesybardhe. Perkundrazi, tani qe e hoqi Lul Berisha- qe as ai vete s'kishte lindur ne Dhjetor 1990, Topalli sikur shfaqet ajo qe eshte, mos o Zot ajo qe e kane akuzuar...

Ben Imami, te shkrin se qeshuri me seriozitetin e Majit 2017 tepke si ate te vjetit kalendarik 1992, kur per po kete situate ngrinte te njejtat pyetje e kerkesa perballe Sali Berishes, pas se cilit, po te ishte do ishte kundershtare e tij edhe vete Joisephina e sorme!
Edhe mahere, Beni dukej sikur bente aktorin kur i kerkonte doreheqje, Sali berishes qe ishte nisur per rruge te gjate, aq te gjate sa Beni do ikte e do kthehej e do ikte serish, e do te rikthehet...para se te vije ne pushtet Lulzim Basha!!!

Kush nuk eshte i rreme, hajde merre vesh ne ate lloj pluralizmi te dekretuar!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.