Ministri i Jashtëm: Bashkëqeverisja PS-PD, e mundshme pas 25 qershorit

Postuar në 22 Maj, 2017 21:22

Ajo që nis më 18 maj pritet të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Nën emrin e reformave dhe integrimit, PS-ja dhe PD-ja kanë hapur derën e bashkëqeverisjes në ekzekutiv edhe pse nuk preferojnë që ta quajnë të tillë. I pyetur për këtë çështje në Report Tv, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se objektiv i PS-së mbetet kapja e 71 mandateve dhe programi. Në të kundërt siç tha vendos matematika e votave, pa përjashtuar këtu PD-në.

Objektivi i PS-së është për ta pasur numrat në parlament. Ne aspriojmë më shumë se 71 vota. Çështjen që ju shtroni është një cështje që në fund të ditës e zgjidhin shqiptarët, sepse hyjmë në matematikën paszgjedhore.  

Është hera e parë që me këtë sistem që nga 2009, populli shqiptar do të votojë vetëm për partitë politike, jo për koalicione. Mbi bazën e votës do të fillojnë të gjitha kalkulimet e tjera. Objektivi ynë sot për sot nuk është për të qeverisur me një parti tjetër. Përtej 71-t mund të ketë llogari dhe reforma nga më të ndryshme për të cilat nevojitet bashkëpunim edhe me opozitën.

Pas 25 qershorit mund t’i përgjigjemi pyetjeve që ju shtroni. Mbi bazën e sondazheve në terren është realiste të besohet që PS-ja mund të marrë më shumë se gjysmën e mandateve në Parlament.

Bashkëqeverisja, siç perceptohet, ka të bëjë me disa reforma që e bëjnë më të sigurtë rrugën europiane Shqipërisë

tha ai.

Deklaratat se ministrat e PD-së janë kujdestarë? Gënjeshtra të vockla maji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.