Grabitja e parave në Rinas, Banka e Shqipërisë e ka marrë "me qetësi dhe përgjumësi”

Postuar në 12 Shkurt, 2017 14:22

Rreth grabitjes më të fundit në Rinas, ka reaguar sot edhe Konfindustria, e cila ka tërhequr vëmendjen drejt rolit rregullator të Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit duket se ka fshehur kokën si struci për shumë nga dukuritë e sistemit bankar, ndërkohë që edhe për çështjen e transportit të parave, dje u mor vesh se Shoqata e Bankave ka 7 muaj që ka kërkuar standardizimin e sigurisë nga autoritetet. Çfarë ka bërë Banka e Shqipërisë për këtë çëhtje? Pak ose aspak po t’i besojmë Konfindustrias që thekson se BSH duhet të mos flejë në këmbë po të bëjë diçka. 

Konfindustria i kerkon Bankes se Shqiperise si institucioni pergegjes vezhgues dhe rregullator bankar, qe perpara se te merret me politika makro te padobishme ne pjesen derrmuese te tyre, te marri sa me shpejt masat dhe kontrollet e nevojshme per te kerkuar arritjen e domosdoshme ne standartet e sigurise te parave te shqiptareve si detyra paresore e perligjjes historike te krijimit te sistemit bankar, duke filluar nga vetja e saj. Eshte e domosdoshme, qe standartet e domosdoshme te sigurise se bankave dhe investimet perkatese te jene kusht paresor ne licensimin e tyre dhe ne vazhdimesi”, thuhet në deklaratë ndër të tjera.

 Dhe kjo siguri duhet të nisë që nga vjedhja e parave në vetë BSH, çështje e cila u kalua si përherë, pa asnjë pasojë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.