Tetë personat më të pasur në botë, kanë pasuri sa 50% e njerëzimit

Postuar në 16 Janar, 2017 14:40

Vetëm 8 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e njerëzimit. Lajmin e raporton agjencia “Reuters” që referon një të dhënë të bërë publike nga Oxfam, një bashkim organizatash, adresuar në Forumin Ekonomik të Davosit. 

Diferenca mes të pasurve apo më saktë shumë të pasurve me pjesën tjetër është thelluar jashtëzakonisht shumë edhe në 6 vitet e fundit, pasi sipas të njëjtës organizatë, në vitin 2010 pasuria e 50% të njerëzve më të varfër, barazohej me shifrën e 43 më të pasurve. Sfilitëse dhe destabilizuese. 
Që nga viti 2009 pasuria e super të pasurve është rritur me 11% ndërkohë që të ardhurat e punëtorëve kanë mbetur në vend. 
Nga viti 2006, pasuria e Bill Gates është rritur me 25 miliardë dollarë ndonëse ai është angazhuar në vepra bamirësie. 

Sipas Oxfam, filantropia e modelit Gates nuk adreson problemet themelore. Sipas kësaj organizate kërkohet politikë tjetër taksimi në mënyrë që të kufizohet pabarazia. Personat që sot kanë pasuri sa gjysma e njerëzimit janë: Bill Gates, Carlos Slim, Amancio Ortega, Warren Buffet, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, Larry Ellison dhe Michael Bloomberg. 

http://www.reuters.com/article/us-davos-meeting-inequality-idUSKBN150009

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.