Fotodëshmia/Edhe sekretari personal i Enver Hoxhës, pjesë e Rinisë Fashiste?

Postuar në 03 Dhjetor, 2016 21:53

Kastriot Dervishi sjell një tjetër dëshmi fotografike nga koha kur në Shqipëri ishte moda e Rinisë Fashiste. Fotoja ka interes, pasi siç thotë Dervishi mbi të ka shënime të bëra nga njerëz të regjimit të Enver Hoxhës. Dervishi shton se personi me numrin 1 është sekretari i Hoxhës - supozohet për Haxhi Kroin? - të cilit nuk ja përmend emrin. Pra ai kontrolli biografik që merrte kaq shumë jetë në qafë, ato "dy gisht kartë", mundet që edhe të shërbenin për karrierë të sigurtë.

Më poshtë shënimi i Dervishit:

Këto ditë u shfaq një interes i pazakonshëm edhe për rininë e dikurshme fashiste. Pati diskutime për rolin e vërtetë të saj në shoqërinë shqiptare të asaj kohe, për kontributin ose në parti, etj. Në mënyrë që të sjell një kujtim konkret të asaj kohe, po postoj këtë foto. Ajo i takon një aktiviteti të rinisë fashiste në vitin 1940. Uniforma sportive e kësaj trupe është e stilosur me një germë të madhe "M", për nder të Benito Musolinit. Të rinjtë shqiptarë po betohen për besnikëri të përjetshme ndaj Duçes dhe fashizmit. Betimi i tyre është sinqertë se do të japin edhe jetën për çështjen e madhe fashiste. Ceremonia është pasqyruar edhe në shtypin e kohës.

Në këtë foto janë evidentuar tre persona. Personi me numrin 1 mbi krye është sekretari historik i Enver Hoxhës gjatë gjithë sundimit të tij. Emrin ia njihni besoj. Shënimi mbi kokën e tij nuk është bërë nga unë, por nga njerëzit e regjimit komunist.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1150679321646568&set=a.397845743...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po boll me këto gjasme scoop-e!
Vlen sqarimi i bërë nga Lame kur filloi kjo "saga" e fasho-komunistave; kush ishte në shkolla quhej automatikisht pjesë e forumeve rinorë të PF-së që ndaheshin në Organizatën Kombëtare Balilla (Opera Nazionale Balilla) që organizonin fëmijët nga 6 vjeç deri në 18 vjeç me nën-ndarje organizative që ngjajnë me ato të bëra në Shqipëri gjatë komunizmit (yllka/fatosë/pionierë), por ndryshojnë, në disa raste, vetëm grup-moshat.
Pra kemi bijtë e ulkonjës 6-8 vjeç, balilla 8-14, pararoja 14-18 (avanguardisti=pionierë në kuptimin anglisht të fjalës).
Kur arrinin moshën 18 vjeç deri në 22 vjeç bëheshin pjesë e Fashove/Grupimet Rinore Luftarake dhe e Grupeve Universitarë Fashistë kur ishin universitarë.
Shumë personalitete politike të pas-luftës në Itali kanë marrë pjesë në strukturat e rinisë fashiste dhe me këtë nuk habitet askush dhe nuk del njeri të bëjë "zbulimin" e ujit të nxehtë.
Çudi është si kanë dalë këto dokumenta nga arkivat, dhe, se si mund të shpjegohet fakti që nuk ka ngelur drejtor arkivi/kryetar komisioni pa shfrytëzuar dhe botuar materiale që ndryshe duhej thjesht administronin.

Më poshtë një link në italisht mbi GUF.

https://it.m.wikipedia.org/wiki/Gruppi_universitari_fascisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.