Largimi i Call Center-ve nga Shqipëria, Klosi: Do negociojmë me qeverinë italane që ligji të ketë sa më pak ndikim

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 12:03

Alarmi për perspektivën e kompanive Call Center ku janë të punësuar rreth 25 mijë të rinj ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare që është takuar me përfaqësues të këtij biznesi. Kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova deklaroi se disa kompani janë tërhequr nga investimet e planifikuara. Por Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Senat brenda muajit dhjetor të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.
"Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Vlerësojmë punën e 804 kompanive tuaja, ku punojnë 25 mijë shqiptarë. Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive" deklaroi ai.
Ministrja e Ekonomisë deklaroi se pas takimit të sotëm do t'i dërgohet urgjentisht qeverisë italiane qëndrimi dhe të negociohet. "Do të veprojmë përpara se ligji të shkojë në Senat. I kemi kërkuar ambasadës që të kontaktojë me Ministrinë e Punës në Itali."
Rreziku se Italia mund të miratojë ligjin për delokalizimin e call center ka bërë që qeveria shqiptare të nisë lëvizjet për të frenuar sa më shumë impaktin negativ. Përmes këtij projektligji qeveria italiane po tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin sektorin e call center, që ka sjellë krizë në punësim. Në ligjin e ri nëse miratohet, parashikohen sanksione administrative deri në 150,000 euro nëse nuk zbatohet.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Nuk e kuptoj si ka ndermend te ndikoje qeveria shqiptare ne moszbatimin e nje ligji te miratuar te nje vendi tjeter?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.