“Media amerikane, një skemë e pastrimit të informacionit. Televizionet pa synime editoriale, përveç Fox News”

Postuar në 02 Dhjetor, 2016 21:38

Një nga mbështetësit kryesorë të Barack Obamës dhe Hillary Clinton, John Stewart, ish-drejtues i “Daily Show”, ka akuzuar median amerikane duke e cilësuar si një skemë e pastrimit informativ. Duke folur në “Times Talk”, organizuar nga The New York Times, me rastin e promovimit të një libri që flet për “Daily Show”, Stewart, i përfolur gjatë si këshilltar në hije i Obamës, ka deklaruar se media amerikane ka rënë në kurthin e sasisë së informacionit, duke mos bërë vettingun e burimeve, duke pranuar të marrë lajme nga burime të dorës së dytë, nga blogje etj., e duke përmbytur mandej opinionin.

Sias tij, shumë nga mediat janë false, jo vetëm për shkak të fabrikimit të lajmeve, por edhe për shkak të titujve hiperbolikë dhe raportimi nga burimet e dorës së dytë.

Një kritikë qendrore ka shkuar për televizionet, për “hiper reaktivitetin e tyre, mbulimin e pakontrolluar dhe obsesiv të lajmeve, duke lejuar që një tëeet i Donald Trump të bëhet lajm kryesor”. 

Stewart ka nënvizuar se kjo rendje pas sasisë dhe mungesa e një vizioni ka zhbërë drejtimin editorial të mediave televizive, me një përjashtim: Fox News. Stewart vetë ka qenë një “rival” me Bill O’Reilly të Fox, por përherë ka ndarë me të respektin reciprok, dëshmuar në disa debate.

Ndërkohë që media të tjera e ndërtojnë mbulimin e tyre mbi reagimet ndaj ngjarjeve të ditës, Fox News e krijojnë atë me një qëllim specifik editorial që synon promovimin e një axhende konservatore. CNN është “njeriu i motit”, Fox, ata janë klimatologë

tha Stewart.

Sipas tij nuk qëndron mendimi se një mbulim më i mirë nga televizionet do të prodhonte një rezultat tjetër elektoral në zgjedhjet e fundit presidenciale. 

 

http://qz.com/850475/jon-stewart-the-american-media-has-become-an-inform...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.