Artan Lame jep një tjetër version për kartën e anëtarësisë së Nexhmije Xhuglinit në Partinë Fashiste

Postuar në 26 Nëntor, 2016 20:20

Një ditë pas publikimit të një dokumenti ku tregohej karta e anëtarësisë së Nexhmije Xhuglinit (Hoxha) në Partinë Fashiste Shqiptare, Artan Lame ka dhënë një tjetër version që sipas tij i përmbahet kritereve shkencore dhe që shpjegon pse një vajzë e përfshirë në grupet komuniste mbante kartë anëtarësie të Partisë Fashiste. Lame thotë se dokumenti i publikuar nga ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme nuk provon se Nexhmije Xhuglini ka qenë anëtare e Partisë Fashiste.

Shkruan Lame:

"Meqë marr vesh nga letrat e vjetra po them dhe unë dy fjalë per punen e Nexhmies fashiste, me frikën mos të konsiderohem komunist, apo nexhmist.

1.       Dokumentin që ka publikuar Kastriot Dervishi (qe e kam mik dhe nuk shkruan brockulla) e gjykoj origjinal, se kam lexuar edhe shumë komente se është false. Në atë dokument, Nexhmije Xhunglini nuk del e regjistruar në Partinë fashiste, por në Rininë Fashiste Shqiptare. Kjo organizatë ishte bijë e Partisë Fashiste, ashtu sikurse ishte organizata e gruas e kështu me radhe. Të gjitha këto organizata janë identike me ato të epokës komuniste, ku Partia Komuniste kishte bijat e saj, Organizatën e Pionereëve, atë të Rinisë , të Gruas, etj. Prova e njëmijtë kjo, qe ekstremet puqen dhe diktaturat pavarësisht nga ngjyrat, janë njësoj.

2.       Dokumenti thjesht dëshmon që personi ka qenë anëtar i Rinisë Fashiste ku bënin pjesë praktikisht të gjithë të rinjtë e kohës, ashtu si anëtarë të rinisë komuniste kemi qenë të gjithë, perfshire edhe une e Kastrioti. Por, kjo nuk na ben anetare te Partise Komuniste, e cila ishte histori tjeter. Ndaj, edhe te qenet ne Rinine Fashiste, nuk e ben Nexhmien anetare te Partise Fashiste.

3.       Dokumenti nuk vjen nga një korrespondence zyrtare, por si kërkesë personale e të interesuarës pranë institucionit. Dëshmon për këtë fakti që nuk ka numër protokolli, nuk ka referenca dhe lëndë dhe është thjesht me intestimin “vërtetim”. Kjo shpjegon faktin se pse dokumenti është gjetur te letrat e Enver Hoxhës. Pra të interesuarës i është dashur për ndonjë arsye ky vërtetim dhe e ka marrë nga institucioni. Për cfarë mund ti jetë dashur? Eshtë e pafundme lista e halleve për të cilat duheshin këto lloj vërtetimesh, Ashtu sikundër të tilla vërtetime na duheshin në kohën e Partisë së Punës. Ose edhe sot… Duhej për të marrë triskën e ushqimit, mund të jetë dashur për regjistrimin në shkollë, duhej për të marrë veshjen…, e kush e di për cfarë arsye tjetër të kësaj natyre.

Përfundimi

                Por gjithë emocionet që shpërthyen nga publikimi në rrjetet sociale të këtij dokumenti, duhet të shkojnë dëm, thjesht se nga ky dokument nuk dëshmohet se Nexhmija ka qenë anëtare e Partisë Fashiste".

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ato qe thote Lamja jane interpretime dhe nuk perbejne ndonje fakt. Lamja po desh te shpiegoje, se perse antaresia ne Rinine Fashiste vertetohet nga zyrat e Partise Fashiste, sic duket fare qarte nga testata e dokumentit.

Meqe na ben analogji me kohen e PPSH: Une kur isha antar i BRPSH dhe me duhej ndonje vertetim, nuk shkoja ne zyrat e PPSH dhe cfaredo dokumenti qe te merrja nuk kishte testate te PPSHsd por te BRPSH.

Me duket pak si perpjekje per te lare kaken me çiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.