Janukoviç: Jam penduar që nuk nxora ushtrinë kundër protestuesve

Postuar në 26 Nëntor, 2016 19:41

Ish-Presidentit i Ukrainës, Viktor Janukoviç, deklaroi se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk nxorri ushtrinë për të shtypur revoltën pro-europiane në vitin 2014. Ish-presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’u rezistuar rebelëve, duke pranuar se përplasja e armatosur mund të provokonte një gjakderdhje.

Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës  që gjithsesi nuk i sugjeroi ndërhyrjen e armatosur. Pas largimit të tij, Rusia aneksoi Krimen, ndërsa disa territore të tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë. Viktor Janukoviç gjendet në azil në Rusi. Ai akuzohet nga drejtësia ukrainase për vrasje masive ndaj protestuesve në vitin 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.