Kritere të reja për licensimin e taksive në kryeqytet, vendimi favorizon koncesionarët e makinave

Postuar në 05 Tetor, 2016 12:35

Para pak ditësh Bashkia e Tiranës njoftoi një tjetër rekord në drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, uljen me 15% të ndotjes në Tiranë. Trumbetimi i kësaj arritje nuk është edhe aq naive, pasi i shërben Bashkisë së Tiranës  si argument në vendimin që ajo pritet të marrë për liçensimin e taksive në kryeqytet.

Kështu shqiptarja.com njofton se  kriteri që ka vendosur Bashkia e Tiranës për të marrë një liçensë taksi është që makina të jetë minimumi prodhim i 2016-s. Pra sipas dispozitës të gjithë taksitët e rinj, kur të kërkojnë licencën, duhet të kenë edhe makinën të atij viti që aplikojnë për licencim. Kjo do të thotë që taksistët e rinj të detyrohen të blejnë te konçesionarët makinat që do t’i përdorin për shërbimin taksi. Dhe normalisht qytetarët që do duan të kenë një taksi do t’u drejtohen bankave për kredi.

Është e njëjta logjikë me të cilën qeveria vendosi të ulë pragun e tatueshëm për blerjen në internet në mënyrë që të favorizohen qendra të caktuara brenda vendit. Përpos kësaj në shërbimin taksi të kryeqytetit operojnë kompani që kanë një flotë automjetesh të prodhuara vitet e fundit, çka po ashtu favorizon këto të fundit, duke penalizuar taksistët që janë të vetëpunësuar.

Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak ku subjektet që i nënshtrohen licensimit, duhet të plotësojë  nga kriteret e reja si viti i prodhimit apo standardi “Euro 6” i pastërtisë së ememtimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.