Besnik Mustafaj i jep një dorë Lulzim Bashës, i sugjeron vrasjen politike të Sali Berishës

Postuar në 05 Tetor, 2016 09:48

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Partisë Demokratike tani i është përkushtuar librave dhe ka hequr dorë nga politika, por një deklaratë e tij ka marrë vëmendjen e mediave dhe ndoshta mund të kuptohet si një shërbim ndaj Lulzim Bashës.

I zgjedhuri i drejtëpërdrejtë i Sali Berishës si pasardhës në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të kryente aktin e vrasjes politike të Sali Berishës, pas “fitores” në garën me Sokol Olldashin. Kështu thotë Besnik Muastafai teksa analizon drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha ndonëse flet për një garë të paravendosur dhe zgjedhjen e Bashës nën ndikimin e fortë të Sali Berishës. “Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PD-ja do të drejtohej nga një triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike.

Duke e marrë me një siguri më të madhe do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës”-tha Mustafaj në një bisedë me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës. Pyetja që shtrohet është si mund të kryente një akt të tillë politik Lulzim Basha kur partia iu dha dhuratë nga Sali Berisha ashtu si gjithë karriera politike e kryetarit aktual të PD-së ka qenë një investim i mbështetur nga familja e ish-kryetarit të Partisë Demokratike. Këto deklarata të Besnik Mustafajt vijnë në një kohë kur ndaj Lulzim Bashës ka pakënaqësi për mënyrën e të bërit opozitë dhe kuotat në të cilat ka zbritur Partia Demokratike sidomos pas zgjedhjeve në Dibër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.