Fregata ruse "Admiral Grigorovich" ankorohet në Korfuz (video). Kodheli projekton bazë të NATO-s në Bizë të Martaneshit

Postuar në 29 Shtator, 2016 18:27

Disa media shqiptare raportojnë se në Bizë të Martaneshit do të instalohet një bazë e NATO-s, duke iu referuar deklaratave të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli pas  stërvitjes se përbashkët “Joint Effort 16” dhe shoqërimit të Sekretarit Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.

Kodheli tha:  “Bizën ta transformojmë në një “njollë”, thuhet në gjuhën ushtarake të NATO-s, pra në një zonë stërvitore, në një mjedis stërvitor, ku jo vetëm Forcat e Armatosura Shqiptare, por ato britanike, SHBA-ve dhe besoi edhe të Italisë, të mund të vijnë. Çfarë do të thotë kjo për një vend si Shqipëria apo për qytetarët shqiptarë? Më shumë siguri, më shumë investime, sepse sigurisht që ka nevojë për rrugë dhe për investime të tjera që kjo të bëhet gjithmonë e më e aksesueshme dhe një pozicionim të trupave të përhershme mbase, të aleancës që është një siguri më e madhe”.

Nëse plani i aleancës do të ishte ndërtimi i një baze në Martanesh, ndoshta kjo nuk do t’i lihej vetëm ministres Kodheli ta anonçonte publikisht me një intervistë të improvizuar dhe të shpërndarë për mediat nga Martaneshi. Gjithsesi në rajon ka lëvizje të shtuara, ku bie në sy prania ushtarake ruse në bregdetin e Korfuzit. Në portin grek që ndodhet përballë me Shqiërinë është ankoruar fregata ruse “Admiral Grigorovich», një nga luftanijet me teknologjinë më të përparuar të flotës së Rusisë. Fregata ruse «Admiral Grigorovich, do të mbetet në ishull deri të premten për të kaluar më pas në Lefkada dhe ishujt e Jonit në kuadër të javës ruse. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.