Nën hetim mjekë të QSUT dhe maternitetit për vdekjen e një 35 vjeçareje dhe foshnjës së saj

Postuar në 16 Shtator, 2016 11:20

Policia e Tiranës ka nisur të bëjë verifikimet e para për shkaqet e vdekjes së një 35 vjeçare shtatzanë në muajin e nëntë. Hetimi përfshin shkaqet e vdekjes së gruas dhe foshnjës së saj dhe rolin e mjekëve të maternitetit "Koço Glozheni" dhe të urgjencës së QSUT në kryeqytet. Janë familjarët që akuzojnë mjekët për neglizhencë dhe mungesë kushtesh. Dëshmia e kunatit të 35 vjeçares me inicialet A. Ç:

“Erdhëm nga oran 9.30 (të mbrëmjes) pasi ajo pati komplikacione. E sollëm me urgjencë për 10 minuta ishte në gjendje të rënduar. E zbresim nga makina, shkojnë në urgjencë, urgjenca ishte mbyllur me kyç. Pritëm 20 minuta për t’u hapur urgjenca, e hapi infermieerja, nuk kishte as stol ku të ulej, po e mbanim nga krahët, ajo ishte me të vjella. Ajo e mori mjeken dhe e sinjalizoi. Vjen mjekja dhe jnë mjek pas gjysmë ore tjetër. E futën brenda. Dhe pasi e pytën ku i dhemb, e nxorrën jashtë. Thanë “është për në QSUT dhe jo për ne. Pa i bërë asnjë lloj analize, e përcollën. Në QSUT i doli gjithçka në rregull. Na thanë mos ka të ftohur. E nisëm në Sanatorium. Atje doli prapë e pastër, nuk kishte probleme. Nga Sanatoriumi prapë në maternitet, aty mbërritëm në orën 2.00. me ambulancë, me oksigjen. Këtu ndenjëm me ambulancën me dyer të hapura, sepse nuk kishte barrellë, njerëz që ta merrnin dhe as oksigjen. Për të marrë oksigjen duheeshin 20 minuta. E futën brenda. Pas dy orësh ka ardhur kirurgu. E futën në operacion. Na thanë që foshnja ka vdekur, të shpëtojmë të madhen tani. Nuk e çfarë i bënë, por në fund doli e vdekur”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.