Mesazh i Al Kaedas në 15 vjetorin e kullave binjake. “Nëse krimet vazhdojnë 11 Shtatori do të përsëritet me mijëra herë”(Video)

Postuar në 11 Shtator, 2016 12:43

Kërcënimin se  Al Kaeda do të përsërisë me "mijëra herë" 11 shtatorin e 15 viteve më parë,  kreu i organizatës terroriste Ayman al-Zaëahiri ia drejtoi pëmes një mesazhi video Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mesazhi kërcënues u postua në internet për të shënuar 15 vjetorin e rrëzimit të kullave binjake në Nju Jork. 11 shtatori është "rezultat i krimeve tuaja kundër nesh", thotë Zaëahiri. “Nëse krimet vazhdojnë 11 Shtatori "do të përsëritet mijëra herë," thekson në video kreu i Al Kaedas.

Në video, Zawahiri i referohet politikës amerikane në vendet arabe dhe myslimane, duke denoncuar "pushtimin" e territoreve dhe mbështetjen e Uashingtonit për qeveritë "kriminale dhe të korruptuara". Zawahri gjithashtu i bëri thirrje xhihadistëve të bashkojnë forcat me afroamerikanët për t’i kthyer në Islam në mënyrë që të bëhet "kujdes" nga ligjet amerikane të cilat, sipas tij, janë të kontrolluara nga “shumica e bardhë. "

Më 11 shtator 2001, dy avionë goditën  dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një në Pentagon dhe në Pensilvani, duke lënë pas 2 753 viktima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.