Tensioneve serbo-kroate u shtohet edhe një histori spiunazhi

Postuar në 02 Shtator, 2016 22:15

Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë arritur një tjetër moment kritik, pasi Agjencia Serbe e Informacionit dhe Sigurisë ka arrestuar një qytetar me shtetësi serbe dhe kroate, i cili akuzohet për spiunazh për favor të Zagrebit zyrtar.

“B92” referon ndërkohë një portal kroat, “index.hr”, sipas të cilit, personi në fjalë ka jetuar deri në vitet ’90 në Kroaci e mandej është zhvendosur në Serbi.

Sipas këtij portali personi punonte për llogari të shërbimit sekret ushtarak kroat(VSOA) dhe ka punuar për një kohë të gjatë në mbledhjen e informacioneve që cilësohen se “mund të jenë me interes specifik për shërbimin”.

Një tjetër drejtim i punës së tij supozohet se ka qenë informimi mbi ushtarakë të ish-ushtrisë jugosllave ndaj të cilëve Kroacia mund të ngrejë akuza për aktet e tyre gjatë luftës së viteve’90.
Çdo gjë do të sqarohet në ditët në vijim dhe mediat serbe raportojnë se kanë premtimin e institucioneve për këtë gjë.
Kohët e fundit marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.