Pse një kallëzim i dytë për kryetaren e KQZ

Postuar në 13 Gusht, 2016 11:36

Kryetarja e KQZ do të kallzohet penalisht nga KLSH për shpërdorim me detyrën. ky është kallëzimi i dytë penal ndaj Luzit. Ajo është kallëzuar penalisht edhe në 2013 “Kërkesa për ndjekje penale të 4 anëtarëve të KQZ-së ishte bërë nga ministri aktual, Damian Gjiknuri, asokohe sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS. Sot kallëzimi vjen nga KLSH ose Bujar Leskaj, i afërt me Partinë Demokratike. Mesa duket Luzi është bërë e papëlqyeshme për të dyja palët dhe ky kallëzim ndoshta i paraprin një shkarkim të saj. Ajo reagoi pas kallëzimit penal të dorëzuar nga KLSH-ja në Prokurori, duke thënë se për këtë çështje ka folur një herë Drejtësia. Luzi tha për “Panoramën” se në vitin 2013 PS-ja dërgoi për ndjekje penale KQZ-në për projektin e numërimit dhe votimit elektronik, por organi i akuzës konstatoi se nuk ka shkelje ligjore.
“Unë jam njohur nga media për kallëzimin e KLSH-së në Prokurori. Le t’ia lëmë këtë çështje ta sqarojë Drejtësia, pastaj do të flas unë me të njëjtën gjuhë. Prokuroria ka folur një herë për këtë çështje në vitin 2013 dhe ka vendosur që nuk ka elemente të shpërdorimit të detyrës. Me qenë se ky zotëria ka aluduar dhe pretendon për shkelje, e ka çuar sërish çështjen në Prokurori, ta lëmë Prokurorinë të flasë. Dhe unë do të flas pasi të shprehen institucionet e Drejtësisë”, tha kryetarja e KQZ-së.

Comments

Submitted by KQZ (KOMITETI Q... (not verified) on

"pastaj do të flas unë me të njëjtën gjuhë" ????.
Cdo me thene kjo moj ? Do padisesh ne Prokurori KLSH-ne ?
PASKE SHPIRT DEMOKRATIK KATUNDARESK

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.