Çështja “Stepinac”, tensione diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë

Postuar në 27 Korrik, 2016 12:48

Çështja “Stepinac” ka sjellë tensionim të raporteve serbo-kroate. Vendimi i një gjykate kroate për të rrëzuar vendimin e gjyqit jugosllav të vitit 1946 për dënimin e peshkopit të Zagrebit Alojzije Stepinac, si bashkëpunëtor i fashizmit dhe nazizimit dhe pjesëmarrës dhe organiztaor i konvertimeve me forcë të serbëve ortodoksë, është vlerësuar nga Beogradi zyrtar si një hap mbrapa dhe me pasoja. Në këtë kuadër, Ministria e Jashtem serbe, i ka dërguar në notë proteste Zagrebit përmes së cilës kujton se OKB dhe BE-ja e ndalon restaurimin e ideologjive fashiste dhe të fashizmit. Rehabilitimi nga kroatët i shtetit të pavarur të ustashëve, i konsideruar si përgjegjës për krime kundër njerzimit, është një hap në të cilin bën pjesë edhe pafajësia postum e Stepinac.

Në notën e vet Serbia kujton fjalët e peshkopit katolik në vitin 1941: “Shteti i Pavarur i Kroacisë u krijua nën hirin e Zotit, nga puna vetëskarifikuese e liderit Ante Paveliç dhe lëvizja ustashe, por edhe nga vullneti i aleatëve tanë, Hitler dhe Musolini...”. Një dëshmi sipas serbëve e bashkëfajësisë morale në atë që ndodhi më pas. Sipas mediave serbe vendimin e gjykatës e ka dënuar edhe kreu i qendrës Simon Wiesenthal në Jeruzalem, Eprahim Zuroff, i cili e ka cilësuar të turpshëm atë. Pretendohet se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stepinac mbrojti konvertimin me forcë të 200 mijë serbëve duke deklaruar se “nuk ka patur konvertim, por tranzicion religjioz”. Çështja është në vëmendje edhe nga Vatikani, i cili me urdhër të Papa Françeskut ka ngritur një komision të përbashkët me Kishën serbe për të sqaruar pretendimet. Po kështu vitin e kaluar u fol për një përpjekje nga Vatikani për të shenjtëruar kardinalin, i lumturuar tashmë nga Papa Gjon Pali II.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.