Qëndrim publik, por jo zyrtar i PD-së: Jo aleancë me LSI-në

Postuar në 23 Korrik, 2016 16:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar gjatë një interviste në “Ora News” se nuk do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”, tha Ristani.

Ai ka konfirmuar se PD-ja i mbetet idesë për një qeveria teknike si e vetmja garanci për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Duket se koha për të parë kërkesat e opozitës në kuadër të reformës zgjedhore po shkurtohet shumë, aq më tepër që një prej tyre, votimi elektronik, paraqet edhe vështirësi teknike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.