Padi regjimit të Asad për vrasjen e gazetares Marie Colvin

Postuar në 11 Korrik, 2016 10:08

Familja e gazetares, Marie Colvin, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi raketor në qytetin Holms të Sirisë ka paditur regjimin e presidentit Bashaf Al Asad për vrasje të paramenduar në mënyrë që gazetarja të mos publikonte faktet që kishte mbledhur për dhunën qeveritare ndaj civilëve në Siri.
Mari Kolvin, korrespondente lufte e gazetës britanike "Sunday Times" mbeti e vrarë bashkë me fotografin francez Remi Oslik në shkurt të vitit 2012. Në të njëjtin sulm u plagosën fotografi britanik, Pol Conroi dhe korrespondentja franceze, Edit Buvie. Padia e regjistruar në një Gjykatë Amerikane bazohet në disa dokumenta të sekuestruara të qeverisë siriane dhe dëshmi të zyrtarëve që dezertuan nga Siria. Familjarët e gazetares akuzojnë zyrtarë dhe ushtarakë sirianë, mes të cilëve edhe Maher Asad, vëllain e presidentit sirian për vrasjen e gazetares. Një natë para sulmit Marie Colvin kishte raportuar në lidhje satelitore për situatën në Holms për CNN, BBC Neës dhe Channel 4 Neës. Sipas padisë studioja e improvizuar televizive u shënjestrua nga ushtria siriane dhe u godit me raketë pas këtyre raportimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.