gazetare

Raporti: Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia

Postuar në 01 Gusht, 2021 15:15

Qeveria e Maltës duhet të mbajë përgjegjësi për krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie që kontribuoi në vrasjen e gazetares Daphne Caruzana Galizia. Përfundimi vjen nga një raport i një hetimi të pavarur që nisi në dhjetor të vitit 2019 i cili është publikuar nga kryeministri maltez, Robert Abela.

Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate

Postuar në 08 Prill, 2021 09:08

Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.

"Opozita është diçka që mund të legjitimojë pushtetin"

Postuar në 12 Maj, 2017 21:08

Si pjesë e Panairit të 14  Ndërkombëtar të Librit në Selanik tre gazetarë dhe shkrimtarë,  Ragip Duran, përkthyesja Lale Alatli dhe antropologu Nese Ozgen folën për luftën kundër njerëzve të shpirtit të lirë në një komb që po asfikson rëndësinë e librave dhe edukimit dhe nuk po punon për një të nesërme më të mirë

Padi regjimit të Asad për vrasjen e gazetares Marie Colvin

Postuar në 11 Korrik, 2016 10:08

Familja e gazetares, Marie Colvin, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi raketor në qytetin Holms të Sirisë ka paditur regjimin e presidentit Bashaf Al Asad për vrasje të paramenduar në mënyrë që gazetarja të mos publikonte faktet që kishte mbledhur për dhunën qeveritare ndaj civilëve në Siri.

Tahiri: S’kemi lidhje me ISIS, panik i përhapur nga gazetarë anonimë

Postuar në 19 Janar, 2016 14:53

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i konsideron të pavërteta lajmet e disa mediave te huaja se kultivimi i kanabisit apo trafiku i armeve jane te lidhura me me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, duke e lidhur raportimin e gazetarëve të huaj me referencat e gabuara që u jepen sipas tij nga burime brenda vendit.

Siri/Goditet me antitank makina e tre gazetarëve rusë(video)

Postuar në 24 Nëntor, 2015 14:21

Incident tjetër me rusët në Siri. Tre gazetarë rusë goditen nga në makinë nga një predhë antitank në kufirin turko-sirian. Mediat ruse flasin për një goditje të qëllimshme, pasi sipas tyre aty ndodheshin 17 gazetarë me shenja të qarta të medias. Sulmi ndodhi dje më 23 nëntor në fshatin Daghmashlia në zonën e Zuaek. Tre gazetarët u plagosën.

Ministri që rend dhe poston email-e për protagonizëm

Postuar në 17 Nëntor, 2015 10:52

Të nesërmen e atentateve në Paris u bë publik një email që kërcënonte ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri në emër të një organizate të quajtur Brigadat e Kuqe. Është e çuditshme sesi informacione të tilla konfidenciale që mbërrijnë në postën elektronike të ministrit të Brendshëm, dekonspirohen kaq shpejt dhe  mbërrijnë në email-et e gazetarëve me qëllimin që lajmi të marrë sa më shpejt dhenë.

Nga policia është e pamundur të marrësh informacione edhe për ngjarje ordionere, e jo më për informacione që kanë të bëjnë me kërcënime terroriste ndaj ministrit të Brendshëm.

A. Bejtja: “Ka gazetarë, kryesisht frankofonë, që mendojnë se po iku Meta nga pushteti, do t’u përmirësohet jeta seksuale”

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:04

Drejtori i Informacionit të “Agon Channel”, Andi Bejtja, i ka dhënë sot një intervistë gazetarit Çim Peka. Bejtja është pyetur për aktualitetin politik, debatet mes gazetarëve dhe rolin e disa prej tyre në krijimin e inflacionit mediatik për koniunktura të ndryshme. Bejtja del me një tezë që nuk është artikuluar ndonjëherë, kur sheh te kundërvënia ndaj LSI-së edhe një sfodn frankofonie.

Z. Kryeministër, na thoni një fjalë për ekonominë!

Postuar në 05 Gusht, 2015 12:25

Ka ca përpjekje për ta vizatuar Edi Ramën si diktator të rrezikshëm. Janë të moçme këto përpjekje. Datojnë qysh në kohët kur Partia Socialiste ishte në opozitë. Ndoshta edhe më përpara. E kanë burimin te studioja e Opinionit të TV Klanit, dhe te kolegët e mi, që e kanë frekuentuar shumë shpesh atë studio, mes të cilëve kanë rënë në sy Lubonja, Shkullaku, Çani (në mënyrën e tij), Bejtja, vetë Fevziu, deri diku Bushati. Dëgjohej shpesh ato kohë të lëshohej alarmi se “Rama është si Berisha, madje më keq se Berisha”.

Subscribe to RSS - gazetare