PS-PD-LSI: 600-530-200

Postuar në 07 Korrik, 2016 10:55
Eduard Zaloshnja

Nga ekstrapolimi i të dhënave të një sondazhi që zhvillova ditët e fundit, rezulton se rreth 650 mijë banorë të Shqipërisë me të drejtë vote janë të vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje të parakohshme, nëse ato zhvillohen sot. Ndërsa rreth 150 mijë të tjerë janë të pavendosur nëse do të marrin pjesë në votim.

Reth 600 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PS-në; rreth 530 mijë votues janë të vendosur për të votuar për PD-në; rreth 200 mijë votues janë të vendosur për të votuar për LSI-në; dhe rreth 70 mijë janë të vendosur për të votuar partitë e tjera të vogla.

Pavarsisht gadishmërisë për votim, vetëm 27% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e qeverisë dhe vetëm 20% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e opozitës.

Pyetjes se kush duhet ta luaj rolin kryesor në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar ,70% e të anketuarve iu përgjigjën “Vëzhguesit ndërkombëtarë”; 18% e të anketuarve iu përgjigjën “Partitë shqiptare”; dhe 12% iu përgjigjën “Nuk e di”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.