Kodheli: Ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë Britaninë edhe pse ka dalë nga BE (Video)

Postuar në 07 Korrik, 2016 12:35

Në Varshavë mbahet samiti i NATO-s dhe në këtë kuadër ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një ditë më parë një bashkëbisedim për gazetarët. Duke folur për sfidat e Aleancës ministrja qetësoi edhe britanikët  duke thënë se "fakti që Britania e Madhe vendosi të dalë nga BE nuk e cënon aspak kompaktësinë e vendeve të NATO-s, përkundrazi ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë edhe pse ka dalë nga BE (ky është një detaj shumë i rëndësishëm)"-theksoi ministrja.

KODHELI PER BRITANINE by trelosjermatis

Comments

Submitted by Delir! (not verified) on

O perendi, kush ju detyron te nxirrni nga goja marrezira te tilla? Miinistrja e Mbrojtjes e Shqiperise flet ne emer te NATO-s se pranon ne gjirin e organizates Britanine e Madhe.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Per kete thoshin qe i conte kartabythen Edvinit kur ishte Kryetar Bashkie, po une me thene te drejten nuk e kisha besuar. Pas ketij traplleku me brire qe i paska dale nga goja, per Zone e vertete besoj cdo gje tjeter qe te me thoni per kete mender ministre. Se jo per gje po psh SHBA apo Kanadaja qe nuk jane ne BE por jane ne NATO c'na thote ministresha i pranon ne NATO apo jo?

Submitted by Genti (not verified) on

Ok, por duhet edhe shtuar se Britania nuk duhet ne te ardhmen te abuzoje me kete zemergjeresi tonen! Se ashtu sic jemi te mire e tolerante ashtu dime te jemi edhe te prere kur nuk respektohemi! Kjo duhej shtuar moj zonja e hekurt e Shqiperise! Per te tjerat, ok!

Submitted by nga shijaku (not verified) on

Imagjinoni ju sikur te kishte qene Mimì prapa Angela merkel se çdo ti bente Britanis do ti kishte dhene urdher natos ta pushtonin anglin pas dajes nga be sepse ka tradhtu idealin e partis socialiste o pika qe nuk ju bie shikoni hallet e popullit tuaj se per anglin punon gjysma e botes

Submitted by Arber (not verified) on

Pse pa tjeter duhet ta thoshe kete budallallek?

Submitted by Ard (not verified) on

Me duket sikur video eshte prere ne sekonden 9 dhe eshte montuar sepse nuk eshte e mundur te ke thene nje idiotsi te tille

Submitted by landi (not verified) on

Bravo moj Ministre! Sa zemergjere qe je! Anglia i ka syte nga ne.

Submitted by Shkembi granitit (not verified) on

Edhe Mimi Kodheli, si shoku Enver, qe kujtonte se ishte strumbullari i botes, ku Amerika dhe Bashkimi Sovjetik, duhej patjeter te merrnin viston e tije, ne te kundert nuk behej asgje ne bote.
Beji, Te fala kush te te pyesi o zonja Mimi.

Submitted by soll lili (not verified) on

Besoj se pas kesaj deklarate te Mrikes ,Britania do te ndjehet me ne fund e lehtesuar.O zot qe e fute doren ne thesin e gabuar dhe hodhe kete fare njerezore ne vendin tim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.