Mbijeton Marjano Rahoi, zhgënjen Podhemos

Postuar në 26 Qershor, 2016 23:49

Spanjollët votuan për të rinovuar parlamentin e ri pas krizës politike të 6 muajve të fundit. Rezultatet paraprake nxjerrin fituese Partinë Popullore të kryeministrit Marjano Rahoi me 31.4 për qind, por të pafuqishme për të fituar e vetme qeverinë. Socialistët e Pedro Sançes renditen në vendin e dytë me 23.8 për qind, ndërsa formacioni kundër masave shtrenguese “Podhemos” në aleancë me të Majtën e Bashkuar renditet parti e tretë parlamentare me 21.3 për qind.

Me përqindjen e marrë në këto zgjedhje konservatorët e Marja Rahoit sigurojnë rreth 133 vende në parlament nga 171 që nevojiten për të formuar qeverinë. Nëse konfirmohen këto rezultatet socialistët e Pedro Sançes dhe  aleanca Podemos - e Majta e Bashkuar sigurojnë një mazhorancë qeverisëse në parlament.

Ky është skenari më i mundshëm edhe pse  Partia Popullore është ajo që do të ngarkohet për të formuar qeverinë. Kjo pasi askush nuk është treguar i gatshëm për të mbështetur Marjano Rahoin si lider dhe nga ana tjetër ai nuk ka dhënë (deri tani) indikacione se mund të tërhiqet. Por edhe situata në të majtë nuk duket aq rozë pasi bashkëpunimi mes Podemos dhe socialistëve do të varet nga disponimi i Sançes. Çdo bashkëpunim i Podemos me socialistët kërkon negociata të ashpra. Jo vetëm për ekonminë që është çështje e "nxehtë"  por edhe për Çështjen e Katalonjës, ku dallimet mes palëve janë të mëdha.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.