Brukseli vendos kushte të reja ndaj Serbisë

Postuar në 12 Qershor, 2016 11:44

Në Bruksel është mbajtur një takim me grupin negociues na Beogradi, mirëpo ky debat rezultoi të ishte shumë nxehtë, shkruan Deutsche Welle (DW), duke cituar një dokument konfidencial i cilën kishte arritur në redaksinë e tyre në Bruksel. Sipas dokumentit, poashtu edhe sipas DW, Gjermania njoftoi se pjesa tjetër e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE do të hapen vetëm kur do të arrihet progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, poashtu fqinjë kërkojnë tu japin më shumë të drejta dhe mbrojtje pakicave në Serbi.

Përfaqësuesit gjermanë gjatë takimit kishin theksuar se nëse Serbia dëshiron të hapë kapitullin për negociata në BE, atëherë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo nuk vlen për kapitullin e hapur 35 (marrëdhëniet me Kosovën), 32 (kontrolli financiar) e as për 23 dhe 24 (drejtësi, liri, siguri, të drejta të njeriut) që pritet të hapet së shpejti. Berlini kërkon nga Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun teknik dhe Serbia të formojë sa më shpejt qeverinë e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.