Hetimi për skandalin e shtatzanisë në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër, priten të tjera arrestime

Postuar në 06 Qershor, 2016 12:59

Hetimi për skandalin e shtatzënisë dhe më pas abortimit të tri pacienteve të sëmura mendore të Qendrës së Zhvillimit në Shkodër, pritet të zgjerohet dhe të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore edhe drejtueset e mëparshme të saj.

Dy ditë më parë, Gjykata e Shkodrës liroi nga paraburgimi drejtoreshën e Qendrës, Juliana Cepi dhe infermieren Aida Ymeraj. Ato u akuzuan nga Prokuroria e Shkodrës për “shpërdorim detyre”, në lidhje me rastin e pacienteve që dyshohet se kanë abortuar në mënyrë të kundërligjshme.

Por nga seanca e zhvilluar, janë zbuluar disa detaje të reja të kësaj ngjarjeje, të cilat, përveç rrethanave të personalitetit të të akuzuarave, i kanë ardhur në ndihmë duke bindur gjyqtarin Sokol Shehu për të dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, si dhe nën mbikëqyrje elektronike. Burime të Prokurorisë bënë të ditur se aktualisht vetëm njëra prej pacienteve rezulton të ketë abortuar në vitin 2014, vit kur Qendra e Zhvillimit drejtohej nga drejtoresha Juliana Cepi dhe ishte e punësuar infermierja Aida Ymeraj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.