Elon Musk: Universi ynë është holografik. Dhe diçka për njeriun Cyborg që ndërfaqëson vetveten me replikimin dixhital

Postuar në 02 Qershor, 2016 15:40

Ideja e universit holografik po kthehet në një lloj teze të popullarizuar në SHBA. Aq sa edhe një nga më të suksesshmit e momentit, Elon Musk, ka deklaruar se kjo teori ka shumë mundësi të jetë e vërtetë. Nisur nga ajo që njeriu ka krijuar në 40-50 vitet e fundit, realiteti virtual, i supozuar si një univers i mbyllur edhe për specie racionale si njeriu, është i mundshëm. Musk deklaroi këtë bindje gjatë një conference në Kaliforni duke folur hapur për atë që mendon për tema të tilla. Interesant është fakti se ideja e university holografik përforcohet nga disa rezultate të kërkimeve të fundit mbi entropinë e vrimave të zeza, të cilat eventualisht, në një univers hologramë, janë thjesht iluzione optike tonat.

Kjo tezë, propozuar fillimisht nga fizikani Leonard Susskind në vitin 1990, ka një mbështetje të mirë matematikore, pasi pajton teorinë e relativitetit me mekanikën kuantike, që është sfida kryesore për fizikën teorike të sotme(http://www.businessinsider.com/the-case-for-black-holes-being-nothing-bu...). Musk eci më tej kur deklaroi se nga një pikëpamje njeriu, me fuqitë tekonlogjike që disponon sot është praktikisht me më shumë pushtet sesa Presidenti i SHBA-ve 20 vjet më parë. Çdokush ka mundësi të dërgojë mijëar mesazhe kudo në botë, të mbajë videokonferenca, të komunikojë, të kërkojë për çdo pyetje që ka në mend. Njeriu është kthyer në një subjekt të ri, që ndërfaqëson vetveten me dimensionin dixhital që ka krijuar, duke i dhënë formë një përmase prej Cyborgu. Rruga e njeriut, në mënyrë që të mos lihet mbrapa nga Inteligjenca Artificiale, është një lloj simbiotike në nivel neurotik me informacionin, duke mbajtur si premisë kryesore kapacitetin e lartë të vëzhgimit që ka syri jonë në mbledhjen e të dhënave.

Fantashkencë apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Por Musk, njeriu u ëndrrave të mëdha, vuri në dukje një element që nuk duhet harruar: ne i përmirësojmë përditë mjetet teknologjike. Dhe ky përbën një revolucion që shumë pak veta e rrokin në pasojat dhe në transforimimin që mund të sjellë.

http://mashable.com/2016/06/02/musk-neural-lace/#dRclYiXSjaqU

http://mashable.com/2016/06/02/elon-musk-simulated-reality/?utm_cid=mash...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.