Një përgjigje nga prokuroria: Shko pyet Sajmir Tahirin

Postuar në 27 Maj, 2016 12:38

Një histori e rrëfyer për gazetën “Panorama” jep një pamje të asaj që ndodh në terren, në përballjen me institucionet e shtetit shqiptar. Erlado Kollovi, basketbollist 18 vjeçar nga Vlora, u plagos me thikë nga dy bashkëmoshatarë. Ai tentoi ta zgjidhte këtë situatë duke iu drejtuar institucioneve, por ka marrë një përgjigje që flet qartë. “Ka qenë data 28 prill, rreth orës 1 të drekës. Kisha dalë nga shkolla me dy shokë të mi dhe po bëja rrugën për në shtëpi. Rrugës pashë shokun e klasës, R.K, me një djalë tjetër, pak a shumë mosha jonë. Më thirri për të shkuar tek ai. Iu drejtova, ndërsa i afrohesha të mos më thoshte më ‘O Kolli’. Ky menjëherë me një thikë më qëlloi në krah dhe në bark, tehu më kapi mëlçinë, ndërsa shoku i tij më qëlloi me grushte”, rrëfen Kollovi. (http://www.mapo.al/2016/05/shko-pyet-saimir-tahirin-rasti-trondites-i-ba...).

Pas disa ditësh në spital ai shkoi në Prokurori: “Shkova te prokurori. Më tha se autori nuk ishte arrestuar, por ishte lënë detyrim paraqitje. Kur doja të dija pse, më tha: Shko pyet Saimir Tahirin pse! Mora vesh që as në gjykatë nuk kishte shkuar, por ishte lënë i lirë nga policia. U ndjeva shumë keq. E para, se nuk më dhanë informacion, nga policia dhe çdo gjë kaloi në fshehtësi. Dhe së dyti, askush nuk mori përgjegjësi, duke e bërë shumë të lehtë ngjarjen”, vijon ai. Gazeta raporton se autori është arrestuar, por përgjigja e prokurorit është ekzemplare për të kuptuar harbutërinë e institucioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.