Skandali me vajzat jetime në Shkodër, detyroheshin të shihnin filma erotikë

Postuar në 19 Maj, 2016 11:33

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të 3 vajzave të mitura në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër. Nga dëshmitë e dhëna në polici, fëmijët e pyetur një nga një, pas publikimit të rastit një ditë më parë nga prokuroria e Shkodrës, mësohet se ata ishin totalisht të lënë jashtë kontrollit. Ata kanë rrëfyer se në Rezidencën e Fëmijës detyroheshin të shihnin edhe filma erotikë, teksa punonjësit e qendrës largoheshin për orë të tëra. Të miturat e moshës 6, 8 dhe 11 vjeç janë pyetur në prani të një psikologie nga prokurorët që po hetojnë skandalin. “Në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj na detyronin të shihnim filma erotikë kur kujdestarët nuk ishin në qendër”, janë shprehur të miturat. Nga ana tjetër ministri Klosi ka kërkuar nga facebook-u të thellohen hetimet. Sipas hetimit të prokurorisë mësohet se marrdhëniet seksuale janë kryer brenda institucionit nga djem të moshës 14 e 16 vjec. Ndrësa shqetësuese mbetet fakti se po të njëjtat vajza të mitura ndaj të cilave është abuzuar seksualisht dhe po ata djem jetojnë së bashku në të njëjtin institucion. Albana Llazani, 46 vjeç, ish drejtoreshë e institucionit gjatë në vitin 2009, dhe tani me detyrë psikologe, dhe 4 punonjeset e institucionit me detyrë kujdestare janë arrestuar nga policia e Shkodrës me kërkesë të prokurorisë nën akuzen e "Keqtrajtimit të të miturit" dhe "Shpërdorimit të detyrës".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.