Jemi në fazën e konvergjencës

Postuar në 09 Maj, 2016 10:58

Edhe qeveria shqiptare festoi sot Ditën e Europës me një aktivitet në sheshin Nënë Tereza dhe një fjalim të kryeministrit Rama. Kreu i qeverisë e lidhi 9 Majin me reformën në drejtësi, miratimi i së cilës sipas tij do të çelë dyert e Europës për shqiptarët. Nisur nga debati për nenin 25 të draftit të ekspertëve të huaj për përjashtimin e ish-ministrave nga hetimi për korrupsion, Rama ripërsëriti se turbullira që u krijua erdhi si pasojë e një lapsusi të ndërkombëtareve dhe se të dyja palët janë në fazën e një ekuilibri linear që në gjuhën mekanike njihet si konvergjencë. “Nuk do të ketë aministi për askënd në gjithë këto vite i ka shpëtuar drejtësisë. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe besoj në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për të patur konvergjencë mes dy partive. Edhe miqtë dhe partnerët tanë që na mbështesin janë të gabueshëm. Jemi më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Pasi i dhamë Shqipërisë mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat, sot falë vullnetit reformator jemi shumë pranë çeljes së negociatave” deklaroi kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.