Dorëhiqet nënkryetari i Mediut: Po e drejton partinë në mënyrë të shëmtuar

Postuar në 28 Prill, 2016 12:24

Nënkryetari i Partisë Republikane ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në një deklaratë për shtyp Alfred Deshati ka përcjellë edhe arsyet e këtij largimi nga PR që lidhen me drejtimin e partisë nga Fatmir Mediu. “Kjo Parti e shokëve dhe miqve të mirë është kthyer në një Parti në luftë me veten. Disa herë e kam gjetur veten në situata të vështira dhe jo normale duke mos u pajtuar me mënyrën aktuale të funksionimit, drejtimit dhe vendimarrjes së Kryetarit të Partisë.E them me bindje dhe ndershmëri, që kjo parti po drejtohet në mënyrë të shëmtuar ashtu siç nuk e kam parë ndonjëherë, duke anashkaluar dhe mosvleresuar kontributin ndër vite të republikanëve”-shkruan Deshati. Largimi i Deshatit vjen pak ditë pas shkëputjes së Agron Dukës nga Partia Republikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.