Biznesmeni i karburanteve, punë e zezë 1 milionë dollarëshe me 7 inspektorë tatimorë

Postuar në 22 Prill, 2016 10:14

Prokuroria e Tiranës dhe Hetimi Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese në fushën e karburanteve në vlerën mbi 1 milion dollarë, për të cilën janë nxjerrë urdhëra ndalimi për administratorin e kompanisë “M….Petrol”, si edhe për punonjës të administratës së tatimeve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë zbatuar mbrëmjen e së Enjtes nga ana e forcave të Policisë së Tiranës. Në bazë të hetimit të përbashkët të Njësisë Task-Force të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ka rezultuar se subjekti tregtar “M…Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar. Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014. Shmangia nga detyrimet e subjektit tregtar është realizuar edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti. Nga hetimet ka rezultuar se disa inspektorë, të cilët kanë pasur përgjegjësi për zonën ku ushtronte aktivitetin “M…Petrol”, kanë shkuar shpesh për kontroll te subjektet e tjera private pranë karburantit, por në asnjë rast nuk e kanë evidentuar se ai funksiononte pa liçensë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.