Kompromisi: Ka “çështje të të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre”. Në këmbim: Greqia të heqë ligjin e Luftës

Postuar në 26 Mars, 2016 15:33

Ministri i Jashtëm i Shqipëriosë, Ditmir Bushati, publikon sot një shkrim në të cilin bën një sintezë të vizitës së fundit në Greqi. Pasi vlerëson se ardhja në pushtet e socialistëve e çtensionoi raportoin me Greqinë fqinje, Bushati, kalon në trajtimin e problemeve që ai i ndan në tre kategori: “Në grupin e parë: çështjet e trashëguara nga e kaluara, ku përfshihen çështja e Ligjit të Luftës; çështja e pronave të shqiptarëve të sekuestruara nga Greqia gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore; çështja e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre. Në grupin e dytë: çështjet e së tashmes, që kanë një impakt mbi jetën e përditshme të qytetarëve, ku përfshihet puna e komisioneve të përbashkëta dypalëshe, si dhe çështjet konsullore. Në grupin e tretë: çështjet që kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen. Delimitimi i Shelfit Kontinental dhe i Zonës Ekskluzive Ekonomike është sigurisht një çështje kyçe. Por nuk duhet të harrojmë nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimin për sigurinë energjetike”, shkruan ministri(http://www.mapo.al/2016/03/nga-diplomacia-e-barrikadave-drejt-bashkepunimit-pa-tabu). Më tej ai shtron një kërkesë konkrete për Athinën zyrtare, si një shenjë për të ecur më tej me marrëdhëniet mes të dyja vendeve: “Për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet tona, fillimisht duhet të shfuqizohet ligji i luftës. Është e vështirë të projektojmë një të ardhme të përbashkët, të qëndrueshme, pa një qasje konstruktive ndaj së shkuarës. Lufta e Dytë Botërore mes nesh duhet të marrë fund”, vijon ai. Kërkesa në thelb e ka brenda edhe ofertën e plaës shqiptare: Bushati shkruan më sipër për “çështjen e të Drejtave të Njeriut të popullsisë çame dhe pasardhësve të tyre”, duke skualifikuar termin “çështje Çame”, si afirmim i një pretendimi me natyrë politike që implikon kërkesa territoriale. Thënë kjo, kompromisi është i qartë dhe mbetet për t'u parë nëse pala greke do të avancojë më tej apo do të marrë në konsideratë këtë kërkesë, nisur nga përvoja e hidhur me shtetin shqiptar, që i ndryshon qëndrimet sipas partive që vijnë e ikin nga pushteti. Për këtë arsye do të ishte e udhës që “drafti” që propzon Bushati të konfirmohej edhe nga partitë e tjera kryesore në Shqipëri. 

Comments

Submitted by Celo MEZANI (not verified) on

I nderuar Idriz, me gjithe ekip, cam dhe katolik, kam vetem nje pyetje, vetem nje.
A mos je fryre shume ?
Kur fryhesh, me shume se duhet, ka dy pasoja.
E para, plas ( vdes) nga te fryret, dhe,
E dyta, dhitesh nder breke.
Me mire mos u fry shume, mbasi, nje nga keto dy qe te THOM me siper, do te te gjeje.
Kur kerkon me shume se sa te takon, ngelesh pa gje fare.
Mos harro, se elektoratin ne 2017, nuk e ke ke me me vehte si me 2013. Kete ta dish mire.
Uthulla e forte, thyen shtamben e vet.
Mos u hiq ai qe s'je.
Mundohu te kthjellohesh,nte qetesohesh, te heqish anen emocionale, dhe te biesh ne normalitet, pastaj fillo e bej deklarata, por beji vete, e jo me budallacken Mesila Dod DEMI.

Submitted by Ndoc dudasi (not verified) on

Ky Shpetim Idrizi, mos eshte gje cam ?
Po qe Cam, duhet t'a dije mire kengen e Celo Mezanit, dhe pusine qe i zune atije.
Prandaj, per mos t'u perseritur historia, zoti Idrizi, mos t'i beje PUSI, kesaje qeverie.
Kesaje i thone, une me buke e ai me gure.
Zoti IDRIZI, kujdes nga pusi i PUSISE se Celo Mezanit.

Submitted by Altin (not verified) on

Pse komentojne greket ketu, ata jane jevgjiter!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.