Zululand/Eduard Zaloshnja: "Veliaj merr mbështje edhe nga ata që nuk e votuan në 21 qershor"

Postuar në 01 Mars, 2016 23:26

Sonte në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte i ftuar analisti Eduard Zaloshnja.

A janë qyetarët e Tiranës të kënaqur me punën e krybashkiakut Erjon Veliaj? “Barometri” i Zaloshnjës ka zbërthyer mendimin e banorëve të kryeqytetit që janë anketuar. Sondazhi, i cili u mbyll më 19 shkurt, tregon se shumica (59% e qytetarëve) tregon se e pëlqejnë punën që po bën Kryebashkiaku Veliaj. E përkthyer në terma politike, Zaloshnja tha se 70 mijë qytetarë më shumë se sa kanë votuar në zgjedhjet e fundit vendore, kanë përkrahur Veliajn. Dhe të shpjeguar më tej nga Zaloshnja, këta 70 mijë anketues janë nga ata që kanë votuar për të majtën në zgjedhjet e përgjithshme, por, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Por, të ndalur konkretisht në infrastrukturë, Zaloshnja tha se ka luhatje në votim. Pra, kur anketuesit janë pyetur për përmirësimin e trafikut, 53 % mendojnë se “JO”, ndërsa 42 % mendojnë se “PO”.

Sa i takon pyetjes se: A besoni se do të përmirësohet ndiçimi për 3 vjet, 72 % mendojnë se mund të përmirësohet, ndërsa 23 % mendojnë se nuk do të përmirësohet.

Zaloshnja në bisedë me Nanon tha se “ata të anketuar që kanë votuar për Veliajn dhe nuk janë të kënaqur me punën e tij numërohen me gishtat e dorës”. Teksa ndaluan tek debati i Parkut brenda Parkut, Zaloshnja tha se “Veliaj ka disa nisma që nuk i ka studiuar mirë”.

"Tema"

Comments

Submitted by Albatros (not verified) on

Me nje nuhatje profesionale gazetari, zoti Zaloshnja, ka arritur te na jape, nje lloj orientimi ( asnjehere plotesisht te sakta), mbi preferencat dhe mendimet e njerezve, per punen, jeten vetiake dhe shoqerore, mireqenien, te qenies i qete, mbi relaksin, etj, etj, gjee te cilat, nuk kane te bejne me orientimet politike, kane mendimet e tyre krejtesisht vetiake, ashtu si e gjykoj e ata, mbi cilesine e jetes se sotme, ne krahasim me ate te mepareshme.
Kjo eshte nje gje krejte normale, dhe plotesisht njerezore.
Pershendetje zoti Zaloshnja.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.