zululand

“Interesi numri një i Shqipërisë në Greqi janë emigrantët”

Postuar në 28 Dhjetor, 2016 09:43

Koço Kokëdhima ka qenë dje i ftuar në emisionin “Zululand” në “TemaTv”. Ai është pyetur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe marrëdhëniet me Greqinë dhe politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Kokëdhima ka shprehur vlerësime maksimale për emigrantët shqiptarë në tërësi, duke i quajtur emigrantët në Greqi, “pjesa më e mirë e shqiptarëve”. Kjo pasi sipas tij, ata kanë qenë për një kohë të gjatë kontribuues të ekonomisë, kanë përballuar sakrifica të mëdha dhe diskriminim, por edhe janë ndjerë të lënë pas dore nga shteti i tyre.

Palmat u mbollën. Palmat do të shkulen. Po paratë e këtyre trilleve kush i paguan?

Postuar në 05 Tetor, 2016 20:25

Po flitet se do të shkulen palmat që u mbollën dy vjet më parë në rrugën Tiranë-Durrës. Do hiqen, pasi në vend të tyre do të ndërtohet një korsi e tretë. Kjo korsi e tretë, në fakt, ka qenë e nevojshme që në momentin që dikush vendosi të mbjellë palmat. Dhe nëse është e vërtetë, kjo do të thotë se investimi i palmave ka qenë i kotë. Sa ka kushtuar ai investim? Sa do kushtojë investimi i ri për korsinë e tretë? Kush i hedh në erë kështu paratë e taksapaguesve shqiptarë?

Të pavërtetat e qëndrimeve të qeverisë me ligjin e importit të mbetjeve

Postuar në 03 Tetor, 2016 20:52

Në Zululandin e sotëm, Mustafa Nano iu rikthye temës së ligjit të importimit të mbetjeve dhe bëri një verifikim e ballafaqim të qëndrimeve e deklaratave të bëra. Sipas Nanos ka disa boshllëqe mes asaj që deklaron qeveria dhe kuadrit ligjor si dhe shifrave.Po kështu ka konfuzion në referenca duke lënë hapësirë për çdo iniciativë besër. Më poshtë disa vërejtje të Nanos, ashtu siç i ka renditur ai: 

Zgjedhjet e vitit 2009 i fitoi Berisha

Postuar në 11 Prill, 2016 20:24

Në emisionin "Zululand" Ben Blushi ka sqaruar disa nga momentet e përballjes së tij me Edi Ramën në PS, duke aluduar për një sëmundje të vjetër të këtij të fundit me zgjedhjet. Sipas Blushit kjo u kuptua që me qëndrimin e kreut socialist pas zgjedhjeve të vitit 2009, që sipas deputetit socialist u humbën nga PS-ja.
Më poshtë intervista:

“Kthim 25 vite mbrapa”

Postuar në 07 Mars, 2016 21:41

“Ajo që i ndodhi Blushit në Elbasan është ajo që i ndodhi Dritëro Agollit në vitin 1991, kur tha në Kongresin e Partisë së Punës: “Ne kemi gabuar dhe duhet të reformohemi”. Dritëroi e mbaroi fjalën, ndërsa Blushin se lanë të fliste, u agresua, e kërcënuan dhe nuk pati ndërhyrje. Të paktën Rama duhet të ndërhynte, ta linte të fliste. Është kthim mbrapa 25 vite, është fatkeqësi”. Kështu është shprehur sot në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” Mark Marku, sipas të cilit Blushi po bën një hap pozitiv për politikën në tërësi, pasi po thyen monopolin e kryetarit. 

Zululand/Eduard Zaloshnja: "Veliaj merr mbështje edhe nga ata që nuk e votuan në 21 qershor"

Postuar në 01 Mars, 2016 23:26

Sonte në emisionin Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte i ftuar analisti Eduard Zaloshnja.

Subscribe to RSS - zululand