Një hap prapa, Veliaj pranon rinegocimin e tarifave me biznesin

Postuar në 27 Shkurt, 2016 21:57

Dy protesta dhe Erion Veliaj u tërhoq  nga këmbëngulja për të injoruar pronarët e lokaleve të kryeqytetit, duke pranuar një rinegocim të tarifave për hapësirat publike dhe tavolinat e bareve, restoranteve apo kafeneve. Kreu i bashkisë së Tiranës pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit tha se do të njihet të hënën me propozimet e tyre për të vendosur më pas nëse do të ketë ndryshim apo jo të tarifave. Veliaj ndryshoi dukshëm qëndrimin që kishte mbajtur më herët gjatë ditës për protestën dhe arsyet e rritjes së tarifave.  Ai deklaroi se në këtë nismë për të liruar trotuaret kishte mbështetjen e nënave, grave e vajzave të Tiranës që duan hapësirat e lira në trotuare.

“Pyesni të gjitha vajzat e Tiranës, është bërë sot një mision fyerje kalimi nëpër Tiranë, të cilat komentohen kur kalojnë mes përmes tavolinave. Ky është i vetmi vend kur një zonjë duhet të kalojë midis gjithë pijanecëve nëpër lokale, ku të gjithë e fishkëllejnë. Kam mbështetje absolute nga të gjithë nënat e këtij qyteti, nga të gjithë fëmijët e këtij qyteti, nga të gjithë vajzat e këtij qyteti, nga çdo njeri serioz i këtij qyteti, që rrugën e do të lirë”-deklaroi Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.