Kriza e pushtetit në Kosovë, nis transmetimi i telenovelës: “Albin Kurti, antiamerikan”

Postuar në 26 Shkurt, 2016 15:32

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar mes bashkëpunëtorësh te vet, se “shqiptarët(e Kosovës) nuk e duan Amerikën”. Por thjesht ata “kanë frikë se mos Amerika i lë”. Ky qëndrim i është marrë si antiamerikanizëm nga disa gazetarë në Kosovë, që i janë hedhur Kurtit “në fyt” duke e cilësuar si rrezik. Po a meritojnë këtë lloj agresioni deklaratat e Kurtit? A kemi garancinë se këta që sot zënë be e rrufe për Amerikën, e duan vërtet, apo ashtu është leverdia? E njëjta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri. T’u japësh status ambasadorëve nuk do të thotë detyrimisht se i do ata, aq më tepër që këtu ka patur shumë ambasadorë me status të privilegjuar: italian, jugosllav, sovjetik, kinez. Vallë të gjithë i kemi dashur? Me Kurtin mund të mos jesh dakord për shumë gjëra, ai madje mund të jetë edhe vetë antiamerikan, por kjo nuk do të thotë se pohimet e tij nuk kanë vërtetësi. Të përdorësh një diskutim për të njollosur si antiamerikan drejtuesin e një opozite që po bën me dhimbje koke pushtetin e Prishtinës, i diskredituar anembanë dynjasë si i superkorruptuar, është thjesht dhe vetëm lëmosha e fundit që pushteti luan për të ruajtur veten. Pa lënë mënjanë këtu ngjashmërinë me atë filmin shqiptar ku thyerja pa dashje e bustit të Enver Hoxhës, u transformuar në një tragjedi.

Comments

Submitted by taku (not verified) on

Po Amerika i dha pavarsine dhe amerika do tja marre pjeserisht me kte zajednicen

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ka gomere e gomere, po ky Albin Kurti, jo vetem qe eshte gomar me shkolle, por eshte edhe nje idiot tip shvejku.
Mjere ne, per polileshet qe na drejtojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.