Shqipëria mund të demontojë municione kundrejt shpërblimit. Pavarësisht aksidentit teknologjik në Gërdec

Postuar në 24 Janar, 2016 19:22

Shqipëria mund të ofrohet për demontimin apo asgjësimin e municioneve të tepërta të vendeve të tjera, ndërkohë që ka realizuar me sukses procesin e asgjësimit të stokut të vet. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka deklaruar për “Vizion Plus”, se mundësia në fjalë nuk përjashtohet pasi specialistët shqiptarë mund të pajisen me çertifikata nga strukturat ndërkombëtare. “Ne mund të kthehemi, bazuar në strukturën që ne disponojmë akoma dhe në ndërmarrjet tona ushtarake, në një vend, ose një qendër, që mund të japim ekspertizë për të tjetër, apo që mund ta bëjmë këtë edhe për të tjerët kundrejt të ardhurave. Kjo është për t’u parë. Ne në fakt kemi bërë suksesshëm një projekt pilot me Malin e Zi, ka qenë krejt modest, por që na ka bërë qe ne të rivlerësojmë dijet tona dhe nivelin tonë të ekspertëve dhe të marrin certifikatat e nevojshme nga strukturat ndërkombëtare, për të qenë të gatshëm ta ofrojmë këtë shërbim edhe të tjerëve”, tha Kodheli.  Ky është një proces i ngjashëm me atë që zbatohej në Gërdec, por që ndiqej jashtë kushteve teknike. Nga kjo pikëpamje, por edhe nga gatishmëria e qeverisë aktuale për ta parë demontimin si mundësi investimesh, mund të thuhet se teza e Berishës se “Gërdeci ishte aksident teknologjik”, merr vërtetësi. 

Comments

Submitted by Demontuesi (not verified) on

Mire e ka Kodheli, ne jemi te afte vetem per te shkaterruar, por sa per te ndertuar, aty, te lutem, jane te tjeret, jo ne.
Nga foto e mesiperme, (neqoftese nuk eshte e vjeter, dhe e nxjerre vetem sa per ilustrim), po shoh i habitur ambasadorin LU, mbasi u bene nja 15 dite pa e pare, dhe me kishte marre malli. Qenka mire me shendet, dhe jo si thashethemi qe ka hapur PD, se ambasadorin LU, SHBA, e kane transferuar me urgjence. Po te ishte e vertete kjo gje, Reforma ne Drejtesi ka deshtuar.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.