Drejtor i BERZH-it në Shqipëri, Christoph Denk: Rritja e konkurrueshmërisë në ekonomi është më e rëndësishme se asnjëherë

Postuar në 23 Janar, 2016 10:17

BERZH parashikon që rritja ekonomike në Shqipëri për 2016 të jetë rreth 2 3.3% në kuadër të përmirësimit të situatës në Eurozonë dhe efekteve pozitive të programeve të reformës strukturale në disa sektorë, vazhdimësisë së Investimeve të Huaja Direkte; një rritjeje graduale në huadhënien e bankave dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).Drejtori për Shqipërinë Christoph Denk thotë se qeveria ka rritur përpjekjet për uljen e informalitetit në ekonomi të cilat do të gjenerojnë përfitime të gjëra në kuadrin e një periudhe afatmesme.Sipas tij mundësitë e Shqipërisë për të tërhequr Investime të reja të Huaja Direkte do të varen nga krijimi i rregullave të të njëjtit nivel për të gjithë investitorët, zbatimi në mënyrë strikte i marrëveshjeve ekzistuese dhe respektimi i “rregullave të lojës”.

Për drejtorin e BERZH mospërputhjet në llogaritë kombëtare në Shqipëri tregojnë se sektori i informalitetit llogaritet mesatarisht në një të tretën e PBB në periudhën 1996-2012. Kjo ka kufizuar zhvillimin e bizneseve të ligjshme, ka ulur të ardhurat nga taksat, ka mundësuar një furnizim jo të mjaftueshëm të mallrave publike dhe gjithashtu ka promovuar mungesën e mbrojtjes së punonjësve.

Sipas Studimit mbi Mjedisin e Biznesit dhe Performancën e Sipërmarrjeve të kryer nga BERZH dhe Banka Botërore, mbi 40% e kompanive të studiuara në Shqipëri raportuan konkurrencë me kompanitë në sektorin e informalitetit; kjo konkurrencë është më e lartë ndërmjet SME-ve.Denk thotë se për këtë arsye, nevojiten më tepër përpjekje për promovimin e konkurrencës së drejtë ndërmjet kompanive duke ofruar nxitjet e duhura që ekonomia informale të bëhet pjesë e ekonomisë formale.

Drejtori i BERZH për Shqipërinë thotë se  Shqipëria duhet të ketë një rritje prej të paktën 4-5% në vit. Megjithatë sipas tij kjo mund të duket jo realiste në situatën ku furnizimi me kapital të huaj – që ishte shumë i madh në periudhën para krizës – është pakësuar në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa sektori bankar vazhdon të ketë një nivel të lartë të NPL-ve (kredive me probleme), dhe qeveria përballet me një hapësirë të limituar fiskale për shpenzime në projekte publike. “ Kjo është arsyeja se pse rritja e konkurrueshmërisë në ekonomi është më e rëndësishme se asnjëherë” shprehet Denk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.